• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Nuk ka salmonelë në mostrat nga personat dhe sipërfaqet në kopshtin e Berovës që i ekzaminoi Qendra për Shëndet Publik - Koçan

Nuk ka salmonelë në mostrat nga personat dhe sipërfaqet në kopshtin e Berovës që i ekzaminoi  Qendra për Shëndet Publik - Koçan

 Koçan, 3 shkurt 2024 (MIA) - Nuk ka prani të bakteries të salmonelës në mostrat që i ka marrë  Qendra për Shëndet Publik nga Koçan te personat dhe sipërfaqet në kopshtin e fëmijëve në Berovë. Testet e mostrave rezultuan negative, por do të nevojitet edhe 24 orë të tjera për të marrë analizat e mostrave nga ushqimi, theksoi Goce Serafimov, drejtori i Qendrës për Shëndet Publik - Koçan.

 Sipas shërbimit epidemiologjik në Qendër, në varësi nga ajo ku do të zbulohet prania bakteriale e salmonelës, do të shihet nëse ka raste të tjera pozitive në rajonin e Berovit.

 Si masë parandaluese, derisa plotësisht të përfundojnë analizat e mostrave të ushqimit, kuzhina në kopshtin "23 Avgust" në Berovë do të qëndrojë i mbyllur.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR