• e premte, 27 dhjetor 2024

Nuk ka rrezik të përhapjes së zjarrit në Krivollak, të gjitha objektet infrastrukturore janë të sigurta

Nuk ka rrezik të përhapjes së zjarrit në Krivollak, të gjitha objektet infrastrukturore janë të sigurta
Shkup, 25 korrik 2022 (MIA) - Ministria e Mbrojtjes dhe Shtatmadhoria e Armatës informuan se sot pasdite me një helikopter të armatës MI-8/17 dhe janë gjuajtur pesë tonë ujë, u intervenua në lokalizimin e zjarrit i cili është i pranishëm në rrethinën e Poligonit të armatës "Krivollak", më saktë në pjesën e tij të skajshme në afërsi të lokalitetit "Kodra e shqiponjës". Siç theksojnë nga Ministria e Mbrojtjes she SHM, për momentin zjarri është me intensitet të vogël me linjë të shtrirjes prej 700-800 metra dhe për shkak të intensitetit të dobët të erës nuk ka kapluar sipërfaqe më të madhe në anën perëndimore të "Kodrës së shqiponjës". Objektet e armatës dhe ato infrastrukturore me rëndësi të veçantë janë në distancë prej 5-7 kilometra linjë ajrore nga vendi i zjarrit dhe ato në pajtim me procedurat e armatës plotësisht janë siguruar dhe me rripa zjarrfikës me rregullim inxhinierik në gjer[si të nevojshme në pajtim me vlerësimet. Helikopteri i armatës i cili veproi në koordinim me pjesëtarët e Armatës nga PA Krivollak nëse ka nevojë do të intervenojë nesër në orët e hershme të mëngjesit. Gjatë ditës së sotme në orët e mëngjesit me pilotët nga VING-u ajror duke intervenuar pa ndërprerë 3 orë me 42 tonë të hedhur ujë në atarin e vendbanimit Bogdanci, me çka u parandalua që zjarri të përhapet drejt vendbanimeve dhe ndihmoi që i njejti të vihet nën kontroll, qëndron në kumtesë. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR