• e enjte, 26 dhjetor 2024

Nuk ka paralajmërim për mbledhje të Komisionit për Sëmundjet Infektive rreth kollës së mirë, apelohet për vaksinim

Nuk ka paralajmërim për mbledhje të Komisionit për Sëmundjet Infektive rreth kollës së mirë, apelohet për vaksinim

 Shkup, 10 janar 2024 (MIA)  - Tani për tani nuk ka informacion nëse dhe kur  Komisioni për Sëmundje Infektive do të mblidhet pas rasteve më të reja të kollës së mirë në vend. Që nga fillimi i vitit, sipas informacioneve të Institutit për Shëndet Publik, janë evidentuar dy raste  të pertusisit ose më e njohur në opinion si kolla e mirë.

Zëdhënësi i Komisionit për Sëmundje Infektive, Zllate Mehmedoviq, në një deklaratë për MIA-n ka theksuar se nuk ka paralajmërim për mbledhje të Komisionit për Sëmundje Infektive. 

"Kryetari i Komisionit vendos nëse do të ketë apo jo. Duhet të apelohet,  që të vaksinohen fëmijët sipas kalendarit të rregullt për imunizim. Kjo është mbrojtja më e mirë. Vitin e kaluar ka pasur tre raste të kollës së mirë", nënvizoi Mehmedoviqi. 

 Për vaksinim sot bëri thirrje edhe ministri i Shëndetësisë Fatmir Mexhiti.

"Bëjmë thirrje për vaksinim sepse vaksinat shpëtojnë jetë", tha Mexhiti duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve nëse paraqitja e kollës së mirë ka të bëjë në atë që nuk vaksinohen fëmijët. 

 Drejtori i Institutit për Shëndet Publik, Shaban Memeti, tha për MIA-n se deklaroi se  nga fillimi i vitit janë evidentuar dy raste - njëri fëmijë është nga Kërçova, ndërsa tjetri është foshnjë gjashtëmuajshe e shtruar në Klinikën për Fëmijë "Kozle" në Shkup.

Директорот на Институтот за јавно здравје, Шабан Мемети за МИА изјави дека од почетокот на годинава евидентирани се два случаја - едното дете е од Кичево, а другото е шестмесечно бебе хоспитализирано на Детската клиника „Козле“ во Скопје.

Kolla e mirë nuk është gjithmonë një sëmundje  shkollorë, mund të shfaqet edhe tek të rriturit. Periudha e izolimit duhet të jetë pesë ditë pas fillimit të trajtimit me antibiotikë. Nëse simptomat zgjasin më shumë se 3 javë, izolimi është i panevojshëm.

 Foto: MIA

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR