• e premte, 27 dhjetor 2024

Nuk ka logjikë tregtare që të privatizohet SHA EEM., pohon Bislimovski

Nuk ka logjikë tregtare që të privatizohet SHA EEM., pohon Bislimovski

Shkup, 25 mars 2024 (MIA) - Me kyçjen e TEC Negotinë drejt SHA EMV, është korrigjuar gabimi i bërë gjatë ristrukturimit të kompanisë vertikalisht të integruar Elektro ekonomia e Maqedonisë (ESM) në vitin 2004, sipas kryetarit të Komisionit rregullator të energjetikës, Marko Bislimoski i thotë se nuk ka logjikë tregu për të shitur SHA EEM.

"Të gjitha kapacitetet prodhuese të EEM-së së atëhershme i takonin kompanisë së sapoformuar ELEM, i vetmi që kishte mbetur është TEC Negotinë jashtë objektivit të projektit. Me siguri është bërë atëherë për TEC Negotinë, sepse ka qenë objekt shitje, ka pasur një tentativë në vitin 2006, ka pasur një tentativë në vitin 2008. Tani kjo është shumë më e saktë sepse të gjitha njësitë prodhuese janë brenda kornizës së ELEM-it kështu që kjo është në drejtim të rritjes së efikasitetit të operimit të SHA EEM, veçanërisht në TEC Negotinë sepse edhe pse nuk është një shpenzim dramatik tani më nuk do të ketë Këshillin drejtues, nuk do të ketë Bord mbikëqyrës, si dhe disa shpenzime të tjera që kanë të bëjnë me funksionimin e TEC-it Negotinë", tha Bislimoski i pyetur për koment nëse anëtarësimi i TEC-it Negotinë do të rrisë çmimin e shitjes së EEM-së.

Sipas tij, nuk ka logjikë tregu për të privatizuar SHA EEM.

"Nuk besoj se ndonjë investitor i huaj do të ishte i interesuar të blejë TEC Negotinë apo termocentralin në Manastir në kushtet kur shpenzimet e prodhimit të energjisë elektrike janë të larta dhe kemi çmime më të larta se çmimet e tregut. Nuk besoj se ndonjë investitor i huaj do të donte të blinte termocentrale që janë afër fundit të ciklit të tyre jetësor ose, nga ana tjetër, një termocentral me mazut, e cila dukshëm në 40 vitet e fundit ka funksionuar më së shumti një vit në gjithl atë periudhë të kaluar. Klshtu që, nuk ka logjikë tregu që të ndodhë kjo", tha Bislimoski. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR