Nuk ka libra të ri për klasën e shtatë dhe nga shtatori do të mësohet sipas programit të vjetër, do të rishikohet Koncepti për arsimin fillor
- Libra për klasën e shtatë me programin e ri nuk do të ket, për shkak se, sipas informacioneve të Ministres së Arsimit dhe Shlencës, Vesna Janevska, asnjë libër nuk është dërguar për shtypje, ndërsa për disa nuk ka përfunduar as procedura e miratimit, përkatësisht nuk janë shkruar apo nuk e kanë kaluar recensionin.
Shkup, 2 korrik 2024 (MIA) - Libra për klasën e shtatë me programin e ri nuk do të ket, për shkak se, sipas informacioneve të Ministres së Arsimit dhe Shlencës, Vesna Janevska, asnjë libër nuk është dërguar për shtypje, ndërsa për disa nuk ka përfunduar as procedura e miratimit, përkatësisht nuk janë shkruar apo nuk e kanë kaluar recensionin.
"Që ditën e parë kur hyra në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, detyra ime e parë ishte të shikoja se çfarë po ndodh me librat. Megjithëse kishte informacione se gjithçka është në rregull, fatkeqësisht nuk ishte ashtu", deklaroi ministrja Janevska e ftuar në emisionin "360 gradë" në RTMV 1. Problemi, thotë ajo, është vetëm tek librat e klasës shtatë, ndërsa pjesa tjetër tashmë po shpërndahet.
"Për klasën e shtatë nuk do të shtypet asnjë libër, nuk është dorëzuar për shtypje asnjë, dhe me sa kuptova, për një numër të caktuar të librave nuk ka përfunduar procedura, disa nuk janë shkruar, disa nuk e kanë kaluar recensionin, nuk kanë kaluar as në BZHA e as në komisionin kombëtar, që do të thotë se absolutisht asnjë, nuk do të arrihet as një shans minimal, as për një libër deri më 1 shtator", thotë Janevska.
Ka biseduar me ekspertë të Byrosë për Zhvillimin e Arsimit, të cilët i konfirmuan se ka përputhshmëri mes programit të vjetër dhe atij të ri, dhe u sigurua se fëmijët nuk do të pësojnë asnjë dëm nëse vazhdojë të mësojnë sipas planprogramit të vjetër në klasën e shtatë, me çka, siç thotë, ndoshta do të duhet të përpunohen disa tema të caktuara që nuk kanë qenë më parë.
Ajo konfirmon se do të ketë një rishikim të Konceptit për arsimin bazë, i miratuar në mars të vitit 2021 kur në krye të MASH ishte Mila Carovska. Afati do të zgjaste të paktën një vit ose pak më shumë, por, siç thotë, “do të shkonte gradualisht, departament pas departamenti, siç po ndodh edhe tani”.
Sa i përket rishikimit, thekson se do të jetë një proces gjithëpërfshirës në të cilin do të përfshihet edhe publiku profesionist dhe praktikantët, dhe se në vitet e kaluara tashmë kanë mbledhur përvoja nga mësuesit dhe prindërit, si dhe nga nxënësit më të rritur. Kjo temë është diskutuar edhe në një takim në Byronë e Zhvillimit të Arsimit para disa ditësh.
Sipas Janevskës, në Konceptin "gjëja më problematike është integrimi i lëndëve”, që, siç thotë ajo, “nuk është pranuar as nga fela e ekspertëve, as nga mësimdhënësit praktikantë”. Sipas saj, kjo nuk do të thotë se integrimi nuk është i mirë, por se ai është “i parealizueshëm dhe shumë i ndërlikuar” në vendin tonë.
Ministrja e sapozgjedhur thekson gjithashtu se nevojitet një Strategji e re Kombëtare për Arsimin në të cilën do të vendosen parimet për krijimin e një sistemi arsimor cilësor në vend dhe se ky është një nga synimet e programit të qeverisë.
Ajo ndihet e gatshme të drejtojë dikastrin e arsimit, për të cilin thotë se dihet gjerësisht se është në një gjendje shumë të keqe. Ajo beson se me njohuritë e saj mund të bëjë ndryshime serioze. ls/
Foto: "360 gradë"