• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Nuk duhet të jepen data konkrete për anëtarësim në BE, zgjerimi duhet të vazhdojë me fokus në sundimin e ligjit, thotë Nikollas Shmit në intervistën për ENR

Nuk duhet të jepen data konkrete për anëtarësim në BE, zgjerimi duhet të vazhdojë me fokus në sundimin e ligjit, thotë Nikollas Shmit në intervistën për ENR

Bruksel, 30 maj 2024 (MIA) – Kandidati kryesor i socialistëve evropianë për zgjedhjet e ardhshme evropiane, Nikollas Shmit, duke folur për pritjet e vendeve të Ballkanit Perëndimor për t'u bërë anëtare në BE deri në vitin 2030, konsideron se nuk duhet të jepen afate konkrete, sepse në këtë mënyrë krijohen pritshmëri të cilat nëse për arsye të ndryshme nuk përmbushen, atëherë krijojnë pakënaqësi të madhe. Shmit në intervistën për redaksinë evropiane të lajmeve ENR në të cilën anëtare është edhe MIA, thekson se për momentin më me rëndësi është vazhdimi i procesit të zgjerimit, ndërsa shteteve të rajonit t’u mundësohet të reformohen sipas kërkesave të anëtarësimit, ku fokusi duhet të jetë sundimi i ligjit.

"Asnjëherë nuk do kisha dhënë datë. Sepse dhënia e datës krijon pritshmëri dhe shpresë. Edhe nëse nuk mund të reflektoni në këtë datë, kjo do të krijojë zhgënjime të mëdha. Mendoj se ajo që është e rëndësishme tani është të ketë proces në zgjerim, të vazhdojë procesi i anëtarësimit, të shoqatës së tyre, për t'u dhënë atyre më shumë ndihmë për t'u përshtatur me kërkesat për t'u bërë anëtarë të Bashkimit Evropian. Ndërsa çështja fondamentale në këtë rrugë është sundimi i ligjit", tha Shmit për ENR i cili është kandidat kryesor i Partisë së socialistëve evropian dhe komisar aktual evropian për punësimin dhe të drejta sociale.

Ai theksoi se sundimi i ligjit është një çështje thelbësore dhe theksoi se shtetet anëtare nuk duhet t’i mbyllin sytë ndaj shkeljeve të tilla.

"Domethënë, jo, nuk do të japë datë, por shpresoj se mund ta përshpejtojmë procesin dhe t'i trajtojmë vërtet sfidat. Komisioni bëri propozime për procesin e zgjerimit i cili duhet të jetë më dinamik, hap pas hapi, më progresiv. Dhe mendoj se kjo është mënyra e vërtetë për të gjitha vendet kandidate të cilat megjithatë janë shumë të ndryshme njëra nga tjetra nga Ukraina deri te Mali i Zi", tha Shmit.

Sa i përket asaj nëse ka mendim të njëjtë edhe për Gjeorgjinë e cila në dhjetor vitin e kaluar u bë kandidate për anëtare, Shmit vlerëson se duhet të merren parasysh situatat gjeopolitike. 

"Rusia qartë dëshmoi se nuk do të tërhiqet nga dominimi dhe nga krijimi i trazirave dhe kufizimi i sovranitetit të fqinjëve të saj. Kjo është punë serioze. Kjo konfirmon edhe një herë strategjinë ruse", tha ai dhe shtoi se Gjeorgjia duhet monitoruar me kujdes.

Sa i përket pritjeve nga zgjedhjet e ardhshme evropiane dhe për atë nëse pret të fitojë të njëjtin numër të deputetëve që aktualisht është 139 nga mbi 700 anëtarë të PE-së, thotë se ruajtjen e numrit aktual do ta konsiderojnë si të mirë, por megjithatë konsiderojnë se do të fitojë më shumë mandate.

Shmit i cili është kandidat i PSE-së për kryetar të ardhshëm të KE-së, beson se nëse nuk janë forca e parë politike në përbërjen e ardhshme të PE-së, sigurisht që do të jenë të dytat dhe thekson se socialdemokratët duhet të kenë kryetarin e ardhshëm të Komisionit. Pozicione të tjera të mundshme për t'u synuar janë kryetari i Këshillit Evropian ose kryetari i PE-së.

Thjesht emërimi i një kandidati kryesor nuk do të thotë se Shmit do të mbetet në garën për kryetar të Komisionit Evropian edhe pas zgjedhjeve. Në zgjedhjet e mëparshme të vitit 2019, ka qenë rasti me Partinë Popullore Evropiane (PPE), ku kandidat ishte Manfred Veber, por në fund të funksionit ai e mori bashkëpartiaken e tij dhe anëtaren e partisë, kryetaren  aktuale të KE-së, Ursula fon der Lajen. qa/

Foto: Mirko Paradiso/ENR

 

QËNDRONI TË LIDHUR