Nuk do të ketë rezolutë të re për dënim të Iranit në ANEB këtë javë
- Nuk do të ketë rezolutë të re për dënim të Iranit në Bordin e guvernatorëve të Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (ANEB) këtë javë, kumtuan burime diplomatike.
- Post By Melahat Baftija
- 09:05, 7 mars, 2023
Vjenë, 7 mars 2023 (MIA) - Nuk do të ketë rezolutë të re për dënim të Iranit në Bordin e guvernatorëve të Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (ANEB) këtë javë, kumtuan burime diplomatike.
"Nuk do të ketë zgjidhje", deklaruan dje tre diplomatë perëndimore.
Drejtori i përgjithshëm i agjencisë së KB-së, Rafael Grosi e vizitoi Teheranimn të premten dhe të shtunën, ku u takua me presidentin Ebrahim Raisi për shkak të shqetësimit të rritur për progresin e programit bërthamor iranian.
Pas kthimit, ai publikoi se Republika Islamike lshtë pajtuar ta ripërtërijë punën e kamerave për mbikëqyrje për disa objekte të saj bërthamore. mb/