• e mërkurë, 01 prill 2026

Nuk do të ketë pengesa në procedurat kundër policëve për zjarrin në Koçan, siguron prokurorja Andonova

Nuk do të ketë pengesa në procedurat kundër policëve për zjarrin në Koçan, siguron prokurorja Andonova

Shkup, 1 prill 2026 (MIA) - Prokuroria është e përgatitur dhe nuk do të lejojë pengesa në procedurat gjyqësore lidhur me zjarrin në diskotekën "Puls", në të cilën janë akuzuar pjesëtarë të policisë për vepra të rënda kundër sigurisë publike, deklaroi sot prokurorja Spasenka Andonova pas shtyrjes së seancës kryesore kundër 13 policëve në Gjykatën Themelore Penale Shkup. 

"Pengesa në procedurat e të githa çështjeve nuk do të ketë, pavarësisht se kush shfaqet si përfaqësues i prokurorisë, sepse bëhet fjalë për çështje të prokurorisë publike që janë dërguar te gjykata kompetente. Është gjykata ajo që më tej do të përcaktojë dinamikën e procedimit", deklaroi prokurorja Andonova. 

Andonova konfirmoi se ka pasur kohë të njihet me materialet e të gjitha tre çështjeve lidhur me rastin, të cilat i ishin dorëzuar nga prokurorja Ivana Trajçeva, të cilës nuk i ishte vazhduar mandati në Prokurorinë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, duke sqaruar se marrja e çështjeve gjithmonë nënkupton një periudhë të shkurtër kohe për përgatitje. 

Në lidhje me shtyrjen e seancave të caktuara, Andonov theksoi se gjykata çdoherë kur ekziston një arsye e argumentuar, sipas ligjit, mund të marrë vendim për shtyrjen e seancës kryesore. 

Në gjykimin e sotëm kundër 13 policëve u dorëzua një propozim për bashkimin e procedurës me gjykimin kryesor për zjarrin në Puls, në të cilin Andonova u përgjigj se do t'i duhet kohë për t'u njohur me dorëzuesit. 

Në pyetjen nëse pavarësisht që asnjë nga tre policët e akuzuar në procesin tjetër nuk ka pranuar fajin, ajo është e bindur se ekziston një aktakuzë e fortë, Andonova u përgjigj pozitivisht. 

Po ashtu, ajo kujtoi se kjo procedurë vazhdoi dje me mbajtjen e seancës kryesore, e cila, sipas saj, ka rrjedhur pa pengesa në pjesën e procedurës dëshmuese. Në këtë çështje, siç tha, procesi është në një fazë më të avancuar dhe pritet që provat e paraqitura të mundësojnë përfundimin në kohë të procedurës.

Gjykimi kundër 13 punonjësve të policisë, të cilët akuzohen për vepra të rënda kundër sigurisë publike lidhur me zjarrin në diskotekën "Puls" në Koçan, u shty.

Seanca kryesore e caktuar për sot u shty për 20 prill, pas kërkesës së njërit nga mbrojtësit, i cili informoi se në të njëjtën kohë kishte një detyrë në një çështje tjetër të paraburgimit me prioritet në Gjykatën Themelore të Koçanit. qa/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR