• e diel, 12 janar 2025

Nuk do të jemi amerikanë, por grenlandezë, por jemi të hapur për bashkëpunim, thotë kryeministri i ishullit më të madh në botë

Nuk do të jemi amerikanë, por grenlandezë, por jemi të hapur për bashkëpunim, thotë kryeministri i ishullit më të madh në botë

Kopenhagë, 11 janar 2025 (MIA) – Kryeministri i Grenlandës, Mut B, Eged, territorit të gjerë danez arktik i pasur me xehe, deklaroi se banorët e tij nuk duan të jenë amerikanë, por se e kupton interesimin e presidentit të porsazgjedhur amerikan, Donald Tramp për ishullin duke pasur parasysh lokacionin e tij strategjik dhe se është i hapur për bashkëpunim më të thellë me Uashingtonin. 

Grenlanda është rajon autonom danez dhe gjendet në verilindje të SHBA-së dhe në veriperëndim të Evropës dhe Danimarkës, vend i Bashkimit Evropian të cilit i takon ishulli. Para pak kohës Trampi deklaroi se nuk përjashton presion ekonomik, e madje edhe fuqi ushtarake që Grenlanda të mbetet pjesë e SHBA-së, sepse kjo gjoja është “çështje e sigurisë kombëtare”. 

Kryeministri Eged tha se Grenlanda është gjithsesi pjesë e kontinentit amerikanoverior dhe “vend të cilin Amerikanët e shohin si pjesë e botës së tyre”. Ai gjithashtu tha se nuk ka biseduar me Trampin, por se është i hapur për diskutime në temën për “atë që na bashkon”. 

“Bashkëpunimi ka të bëjë me dialogun. Bashkëpunimi do të thotë të punosh drejt gjetjes së një zgjidhjeje”, tha Eged.

Lideri i Grenlandës angazhohet për pavarësi të Grenlandës dhe e sheh Danimarkën si forcë koloniale e cila nuk sillet gjithmonë mirë me popullatën e saj lokale, inuitët. 

“Grenlanda i përket popullit të Grenlandës. Nuk do të jemi as danezë, as amerikanë. Ne duam të jemi grenlandezë," tha Eged në konferencën e përbashkët për media me kryeministren daneze Mete Frederiksen në Kopenhagë.

Dëshira e Trampit për Grenlandën shkaktoi habi në Danimarkë dhe në Evropë.

Në Grenlandë jetojnë vetëm 57.000 njerëz, por ai është ishulli më i madh në botë, i mbuluar me borë dhe akull, i pasur me naftë, gaz dhe minerale të rralla. Është vend strategjik në Arktik ku Rusia, Kina dhe vende të tjera duan të zgjerojnë ndikimin e tyre pasi ndryshimet klimatike çojnë në shkrirjen e akullit. fc/

Fotografia: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR