• e enjte, 26 dhjetor 2024

Nuhiu: Do të ketë vetëm ndryshim të moduleve konkrete në konceptin për arsim bazë, askush nuk do të mbetet pa punë

Nuhiu: Do të ketë vetëm ndryshim të moduleve konkrete në konceptin për arsim bazë, askush nuk do të mbetet pa punë

Shkup, 27 korrik 2023 (MIA) - Koncepti i ri për arsim fillor është bërë në vitin 2021 si rezultat i një debati publik, transparent dhe gjithëpërfshirës kur janë dhënë të gjitha rekomandimet jashtë çdo paragjykimi. Ky Kabinet i MASH-it do ta zbatojë këtë koncept deri në germën e fundit, theksoi zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës Agim Nuhiu.

"Përmbajtja e lëndëve që i përmendni – histori, fizikë, kimi, biologji, nuk do të tërhiqet. Përmbajtja do të jetë siç ka qenë deri më tan, por do të ketë module të përshtatshme që do të prezantohen nga profesorët për lëndët përkatëse  me qëllim që nxënësit të mund gjërat që kanë të bëjnë për botën tÇi shohin nga disa aspekte. Ajo që abuzohet në opinion që arsimtarët dhe profesorët e këtyre lëndëve do të mbesin pa punë, në emër të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës ju premtoj që asnjëri prej tyre nuk do të largohet nga puna. Do të ketë vetëm ndryshim në modulet konkrete", tha Nuhiu. 

 Foto: Prinstskrin nga videoja

 

QËNDRONI TË LIDHUR