• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

NQP Shkup blen me urgjencë naftë nga “Pucko Petrol”

NQP Shkup blen me urgjencë naftë nga “Pucko Petrol”

Shkup, 5 dhjetor 2024 (MIA) - Në NQP Shkup sot është vendosur që të realizohet blerje me urgjencë e naftës në vlerë prej 120 milionë denarë, gati dy milionë euro, pa TVSH. Siç transmeton Telma, ka qenë vetëm një ofertues, "Pucko Petrol" e cila është përzgjedhur në këtë furnizim pa tender të shpallur më parë. Kjo procedurë urgjente është miratuar nga Byroja për furnizim publik me urdhër të Qeverisë.

Furnizimi do të kryhet deri në lidhjen e kontratës së rregullt përmes tenderit. Por, mu ai sot është anuluar nga ana e komisionit të ndërmarrjes. Arsyeja për këtë është se në thirrjen publike është lajmëruar një ofertues me dokumentacion jo të plotë, pra pa dorëzuar garanci bankare prej së paku 3%.

Problemi me transportin publik në Shkup kulmoi një javë më parë kur autobusët e NQP-së mbetën nëpër garazhe për shkak të mungesës së naftës. Problemi përkohësisht është tejkaluar me vendim të Qeverisë ku Qytetit të Shkupit iu ofrua karburant si hua për shtatë ditë nga rezervat shtetërore të naftës.

Kryeministri Hristijan Mickoski sot deklaroi se nëse dështon tenderi për furnizim të naftës për NQP-në, qeveria sërish do të ndihmojë, por se kjo nuk do të mbetet pa u vënë re.

"Si Qeveri nuk do të qëndrojmë të shurdhër dhe të monitorojmë, por të japim shans dhe të shohim sot, nesër mos ka ndonjë furnizim të ri që të mos ndërrojnë mendim disa nga operatorët ekonomikë. Nëse jo, ne do të duhet përsëri si Qeveri të ndihmojmë, me hua të caktuar që të intervenojmë për Ndërmarrjen Qarkulluese Publike, por atëherë shtrohet pyetja deri kur kështu. Me të vërtetë duhet të ngrihet hetim rreth procesit të decentralizimit për shkak se nëse dikush nuk mundet ta bëjë këtë, atëherë të intervenojmë ligjërisht, atëherë t'i ndërmarrim ingerencat dhe ta stabilizojmë gjendjen", tha Mickoski në konferencën e sotme për shtyp në Qeveri.

Rezervat e naftës që Qeveria i ka lëshuar nga rezervat shtetërore për dy ditë duhet të shpenzohen, ndërsa ndërkohë është shpallur tender i ri për furnizim të naftës për NQP-në pas anulimit të tenderit të parë për shkak të së cilës kryeqyteti ndodhet në situatë që të shërbehet vetëm me 30 autobusë, ndërsa të tjerët të parkuar nëpër garazhe për shkak të mungesës së naftës.

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR