NPRRSH: Kontrolle të përforcuara në pikëpagesa, dënime nga 200 euro për jopaguesit
- Në 13 aksione kontrolluese të stacioneve pagesore Gostivar, Tetovë, Zhelinë, Petrovec, Milladinovc dhe Otovicë janë shqiptuar dënime mandatuese me nga 200 euro për të gjithë që kanë tentuar t'i ikin pagesës së taksës rrugore.
- Post By Sara Ademi
- 14:47, 26 nëntor, 2024
Shkup, 26 nëntor 2024 (MIA) - Në 13 aksione kontrolluese të stacioneve pagesore Gostivar, Tetovë, Zhelinë, Petrovec, Milladinovc dhe Otovicë janë shqiptuar dënime mandatuese me nga 200 euro për të gjithë që kanë tentuar t'i ikin pagesës së taksës rrugore.
"Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore ndërmerr aktivitete për uljen e numrit të automjeteve të cilat shmanin pagesën e pikëpagesave dhe në këtë drejtim në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Inspektoratin për Transport dhe Komunikacion gjatë periudhës së kaluar janë organizuar 13 aksione kontrolli. Inspektorët e transportit me ndihmën e Ministrisë së Punëve të Brendshme zbatuan kontrolle në pikëpagesat Gostivar, Tetovë, Zhelinë, Petrovec, Milladinovc dhe Otovicë me ç'rast ishin shqiptuar dënime mandatore me nga 200 euro për të gjithë që kanë tentuar të shmangin pagesën e taksës rrugore. Vërejmë se në periudhën në vijim do të vazhdojmë me kontrolle të përforcuara në çdo rampë të Korridoreve 8 dhe 10", thonë nga NPRRSH.
Njëherit, NPRRSH, ka kërkuar angazhim më të madh edhe nga ana e shërbimeve profesionale, më saktë nga kontrolluesit në Qendrën Kontrolluese, për ndërmarrjen e masave më aktive për uljen e numrit të automjeteve të cilat shmangin pagesën e pikëpagesës, si dhe procesimi i shmangies së pagesës përmes faturimit adekuat dhe dorëzimit të Faturave për pikëpagesë të papaguar te shfrytëzuesit e shërbimeve të autostradave të cilët nuk paguajnë pikëpagesë. sa/
foto. NPRRSH