• e diel, 29 dhjetor 2024

NP "Ujësjellësi dhe kanalizimi" Shkup apelojnë që uji të shfrytëzohet racionalisht

NP

Shkup, 18 korrik 2023 (MIA) - NP "Ujësjellësi dhe kanalizimi" Shkup sot ka bërë apel për shfrytëzim racional të ujit, duke marrë parasysh paralajmërimet e Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike (DPHM) se temperaturat këtyre ditëve do të arrijnë mbi 40°C.

Apelojnë që të shmanget përdorimi i panevojshëm i ujit për ujitje të gjelbërimit, larjen e makinave, mbushjen e pishinave, por edhe të parandalohet keqpërdorimi përmes lidhjeve ilegale me të cilat shkaktohet dëm i drejtpërdrejtë në sistemin e ujësjellësit dhe cilësinë e furnizimit me ujë të të gjithë përdoruesve në Shkup.

"Nëse qytetarët e Shkupit vërejnë ndonjë lidhje ilegale duhet të lajmërohen në 023073 010, kontakt@vodovod-skopje.com.mk, www.vodovod-skopje.com.mk ose përmes aplikacionit celular të kapshëm për Android dhe iOS”, thuhet nga NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi”.

Rikujtojnë se lidhjet ilegale janë të ndaluara me ligj, në bazë të të cilit të gjithë kyçësit ilegal do të ndiqen penalisht për vepër të kryer penale.

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR