• e enjte, 26 dhjetor 2024

NP Ujësjellësi dhe Kanalizimi - Shkup: Aksion për pagesën e borxheve pa llogaritje të interesit deri më 31 korrik

NP Ujësjellësi dhe Kanalizimi - Shkup: Aksion për pagesën e borxheve pa llogaritje të interesit deri më 31 korrik

Shkup, 19 qershor 2024 (MIA) - NP Ujësjellësi dhe Kanalizimi - Shkup e njofton publikun dhe qytetarët e qytetit të Shkupit, se vijon aksioni për pagesën e borxheve pa llogaritje të interesit për pagesë të vonuar.

Aksioni për pagesën e borxheve në këste pa interes për persona fizikë dhe juridikë është me afat të caktuar kohor, duke filluar prej datës 20.06.2024 deri më 31.07.2024.

Ju bëjmë thirrje të gjithë shfrytëzuesve të cilat kanë borxhe të mbetura në këtë periudhë të aplikojnë për lidhjen e marrëveshjeve për pagesën e borxheve në më së shumti 48 këste për persona fizikë dhe 24 këste për persona juridikë, varësisht lartësisë së borxhit, pa llogaritje të interesit për pagesë të vonuar. 

Vendimi për zbatimin e aksionit për pagesën e borxheve të mbetura pa llogaritje të interesit nuk vlen për organet e pushtetit shtetëror dhe lokal dhe organet e tjera shtetërore të themeluara në bazë të Kushtetutës dhe me ligj dhe institucioneve të cilat kryejnë veprimtari me interes publik.

Pas skadimit të kësaj periudhe vendimi nuk vlen më.

Për çdo informacion shtesë për shërbimet e NP Ujësjellësi dhe Kanalizimi - Shkup kontaktoni në: 02 3073 010, Qendrën Informative Kujdestare; 02 3240 300, Drejtori; kontakt@vodovod-skopje.com.mk; www.vodovod-skopje.com.mk; www.facebook.com/jpvodovod.skopje

 

QËNDRONI TË LIDHUR