• e enjte, 26 dhjetor 2024

NP "Rrugë Shtetërore" e përfundon vitin 2023 me rekord në investime kapitale dhe të ardhura nga taksat e arkëtuara

NP

Shkup, 25 dhjetor 2023 (MIA)  -  Me nivel rekord të investimeve kapitale prej 400 milionë euro dhe të ardhurave më të larta nga taksat deri më tani - 62 milionë euro, që është 100 për qind rritje në krahasim çrej tre vjet më parë, Ndërmarrja Publike  për Rrugë Shtetërore e përfiundon vitin 2023. Drejtori Ejup Rustemi sonte në një llogaridhënie për punën e bërë dhe planet për vitin e ardhshëm bëri të ditur se viti ishte i suksesshëm dhe  për atë se ka filluar projekti për ndërtimin e 110 kilometrave autostrada nga korridoret 8 dhe 10d me partnerin strategjik "Behtel dhe Enka", i cili sipas planit duhet të përfundojë për katër vjet e shtatë muaj.

Projektet e kësaj NP po zhvillohen në disa vite, kështu që nga viti 2021 deri në vitin 2023 kanë përfunduar dhe janë në realizim rreth 900 kilometra të rrjetit rrugor. 

 "Prej tyre në këtë periudhë janë ndërtuar, rikonstruktuar dhe rehabilituar  rrugë shtetërore n[ një gjatësi prej 630 kilometra. Për momentin kemi edhe 160 km autostrada të tjera që janë në ndërtim, 51 km rrugë ekspres dhe ndërtimin e rehabilitimin e 65 km rrugë rajonale me një vlerë investimi mbi dy miliardë euro. Të gjitha këto projekte të përfunduara dhe projekte në vazhdim thonë se këtë vit nuk jemi ndalur dhe pikërisht për këtë mundemi me krenari të njoftojmë se kemi edhe një rekord tjetër  -  investime që kanë arritur në 400 milionë euro", tha Rustemi.

 Për vitin 2024, krahas aktiviteteve aktuale që do të vazhdojnë edhe vitin e ardhshëm, janë paraparë edhe ndërtimi i akseve të reja rrugore me vlerë prej 367 milionë euro.

 "Viti që vjen jemi gjithashtu me plane dhe projeksione ambicioze. Së bashku me të punësuarit e mi, të cilëve u jam mirënjohës për punën e tyre të përkushtuar në projekte jemi gati për numra të reja rekord. Ndërtojmë për gjeneratat e ardhshme, ndërtojmë për të ardhmen e vendit tonë, ndërtojmë për t'u lidhur me botën", tha Rustemi.

 

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Bllagoj Boçvarski tha se beson se janë në rrugë të mirë në realizimin e qëllimit që shteti të ketë rrugë moderne, cilësore dhe të sigurta që do ta lidhin me fqinjët dhe me Evropën.

 "Vitin 2023 Qeveria po e mbyll me një nivel të ri rekord të investimeve kapitale të realizuara, ndërsa drejtori i NP-së i paralajmëroi investimet kapitale të kompanisë. Unë, këtu, deri më sot, deri në këtë moment, mund të theksoj se investimet kapitale të Qeverisë arrijnë një rekord të ri prej 540 milionë euro. Pres që ky numër të rritet deri në ditën e fundit të këtij viti kalendarik 2023. Vitin e kaluar kemi pasur 465 milionë euro, si një lloj rekord në vitin 2022,  ndërsa viti 2023 është tashmë në 540 milionë euro", tha Boçvarski dhe theksoi se fokusi është vendosur në dy korridoret evropiane 8 dhe 10D.

Theksoi se në vitin që po kalon janë rehabilituar dhe rikonstruktuar mbi 30 akse rrugore rajonale në të gjitha rajonet e shtetit dhe janë investuar 10 milionë euro për rindërtimin e mbi 100 rrugëve lokale në territoret e komunave nën ingerencat e tyre. 

"Programi për ndërtimin dhe rehabilitimin e rrugëve shtetërore për vitin e ardhshëm 2024, në bashkëpunim me NPRRSH dhe me Rrugët e Maqedonisë e krijojmë që të përfshijë situata dhe nevojat reale të ekonomisë dhe qytetarëve, ndërsa mbi të gjitha fokus japim  në zhvillimin e balancuar dhe, gjithsesi një pjesë e madhe në zonat malore ku qytetarët kanë nevojë. Ajo që është më rëndësishme është se asnjë projekt nuk do të ndalet. Të gjitha projektet e filluara do të vazhdojnë të realizohen edhe gjatë vitit të ardhshëm", theksoi Boçvarski, duke shtuar se investimet infrastrukturore do të sigurohet punë për të gjithë sektorin e ndërtimit dhe do të jenë mbështetje e fuqishme për ekonominë vendase.

 Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi, i cili është edhe koordinator i projektit për ndërtimin e seksioneve të korridoreve 8 dhe 10D me konsorciumin "Behtel dhe Enka", në fjalimin e tij tha se kjo Qeveri në tre vitet e fundit ka mbi 85 për qind të realizimit të investimeve kapitale në secilin prej viteve.

I përgëzoi punën e bërë të Ndërmarrjes Publike Për Rrugë Shtetërore dhe tha se të punësuarit e tejkaluan veten sepse këtë vit kanë realizuar mesatarisht aq sa kanë realizuar për tre vjet.

 

 

"Për një mandat të plotë keni realizuar në vetëm një vit, që do të thotë se ka kapacitet në institucionet tona... Jam shumë krenar për punën tuaj, me dorëzimin tuaj, veçanërisht në projektin e korridoreve 8 dhe 10D, që në fund të mandatit të ardhshëm tashmë do të jetë realitet. Shpresoj, ndërsa jam i bindur, nëse të gjithë punojmë së bashku, të shihemi këtu pas katër vitesh, por edhe në terren, ku do t'i presim shiritat në të gjitha këto autostrada", tha Grubi në fjalimin me rastin e llogaridhënies të NP për Rrugë Shtetërore. 

 Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR