NP Higjiena Komunale-Shkup ka larguar 50 metra kub mbeturina nga deponitë e egra gjatë 24 orëve të kaluara
- Ekipe të Higjienës Komunale - Shkup gjatë ditës së djeshme dhe mbrëmjes së kaluar ngriten dhe transportuan përafërsisht 50 metra kub mbetje nga disa deponi të egra, të vendosura në komunat Çair, Karposh dhe Gazi Babë të Shkupit.
- Post By Fami Bajrami
- 10:28, 26 dhjetor, 2024
Shkup, 26 dhjetor 2024 (MIA) - Ekipe të Higjienës Komunale - Shkup gjatë ditës së djeshme dhe mbrëmjes së kaluar ngriten dhe transportuan përafërsisht 50 metra kub mbetje nga disa deponi të egra, të vendosura në komunat Çair, Karposh dhe Gazi Babë të Shkupit.
Sërish është intervenuar në rrugën "Xhon Kenedi" në komunën Çair, ku janë ngritur 15 metra kub mbetje të vëllimshme dhe mbetje nga paketimet e kartonit të hedhura në sipërfaqe publike në afërsi të SHFK „Vasill Gllavinov”. Në këtë komunë të Shkupit janë larguar edhe shtatë metra kub mbetje ndërtimore të hedhura në mënyrë të paligjshme nga sipërfaqja publike në rrugën "Cvetan Dimov", infomon ndërrmarrja.
Në komunën Karposh u realizuan aktivitete në bulevardin "Aradhat Partizane", ku janë pastruar përafërsisht pesë metra kub mbetje nga paketimet e kartonit të hedhura në sipërfaqe me bar në afërsi të Porta Vllae.
"NP Higjiena Komunale - Shkup gjatë ditës së djeshme largoi edhe deponi të egër, të përbërë nga mbetja e vëllimshme dhe e përzierë komunale, e vendosur në rrugën 'Pariska komuna' në komunën Gazi Babë", thuhet në kumtesë.
Foto: NP Higjiena komunale - Shkup