• e mërkurë, 03 korrik 2024

NP Higjiena komunale - Shkup me aktivitete të përforcuara për pastrim pas stuhisë së djeshme

NP Higjiena komunale - Shkup me aktivitete të përforcuara për pastrim pas stuhisë së djeshme

Shkup, 24 qershor 2024 (MIA) - NP Higjiena Komunale - Shkup sot në mëngjes kryen aktivitete të përforcuara për pastrim pas reshjeve të dendura të shiut që kanë përfshirë qytetin e Shkupit gjatë natës së mbrëmshme.Në koordinim me Qytetin e Shkupit, ekipet e Ndërrmarjes realizojnë aktivitete për pastrimin e sipërfaqeve publike dhe të komunikacionit, me qëllim që të mundësohet kalueshmëria e lëvizjes së këmbësorëve dhe rrjedha e sigurt e komunikacionit.

NP Higjiena Komunale - Shkup punon me kapacitet maksimal dhe me angazhimin e të gjithë punonjësve të disponueshëm në terren, si dhe me përdorimin e gjithë mekanizimit. 

Aktivitetet zhvillohen në të gjitha komunat e Shkupit, është plotësisht i pastruar dhe i kalueshëm  bulevardi Brigada 16 Maqedonase në komunën e Gazi Babës, bulevardi Nikola Karev (Rruga e Plastikave), nënkalimi i shtëpisë së mallrave "Most", nënkalimi  Pavel Shatev, si dhe rruga Xhon Kenedi në komunën Çair të Shkupit, ndërsa aktualisht është duke u pastruar rrethrrotullimi i Belasicës.

Ekipet e Ndërrmarjes janë angazhuar edhe për të vendosur përsëri enët për hedhjen e mbetjes të cilat  u zhvendosën gjatë stuhisë.

Aktivitetet do të vazhdojnë gjatë gjithë ditës, në drejtim të sanimit të plotë të pasojave të stuhisë në terren. ls/

Foto: NP Higjiena komunale - Shkup 

 

QËNDRONI TË LIDHUR