• e premte, 08 nëntor 2024

NP "Higjiena komunale" Shkup me aktivitete të përforcuara gjatë fundjavës

NP

Shkup, 3 prill 2023 (MIA) - Ekipet e NP "Higjiena Komunale" - Shkup gjatë fundjavës së kaluar kanë kryer plotësisht pastrimin e shtegut afër Kej-it të lumit Vardar, ku u mbajt Kampionati Ndërkombëtar i Duatlon. Në shtrirjen nga Kalaja e Shkupit deri te hotel Aleksandar Palace, është kryer pastrim manual dhe fshirje makinerike, si dhe largimi i mbetjes së hedhur në mënyrë të paligjshme përgjatë shtegut, informojnë sot nga kjo ndërmarrje.

"Njëkohësisht gjatë fundjavës NP "Higjiena Komunale" - Shkup ka kryer ngritjen dhe transportimin e pothuajse të 30 metra kub mbetje nga disa deponi të egra të vendosura në rrugët: 23 Tetori, Krste Asenov, Ruzveltova, Aradhat Partizane, Teodosij Gologanov, Vasil Gjorgov, Gjorçe Petrov, Vasil Çakalarov dhe rajoni rreth stadiumit të qytetit, në komunat e Shkupit: Aerodrom, Çair, Karposh, Gjorçe Petrov dhe Qendër", theksohet në kumtesën.

Siç informojnë nga ndërmarrja, gjatë muajit mars, Eko - Patrulla e NP "Higjiena Komunale" - Shkup ka përgatitur 82 procesverbale edukative -informative për personat të cilët janë kapur gjatë hedhjes në mënyrë të parregullt të gjithsej 215 metra kub mbetje ndërtimore dhe të vëllimshme në sipërfaqet publike dhe të trafikut. ls/

Foto: NP "Higjiena Komunale" - Shkup

 

QËNDRONI TË LIDHUR