• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

NP Higjiena komunale – Shkup: Ndërmarrja realizon aktivitete të vazhdueshme për mirëmbajtjen e higjienës në Komunën e Çairit

NP Higjiena komunale – Shkup: Ndërmarrja realizon aktivitete të vazhdueshme për mirëmbajtjen e higjienës në Komunën e Çairit

Shkup, 10 korrik 2024

NP Higjiena Komunale - Shkup e demanton deklaratën e kryetarit të Komunës së Çairit, i cili tregon një sërë informacionesh të pavërteta lidhur me aktivitetet e Ndërmarrjes në këtë komunë të Shkupit.

NP Higjiena Komunale - Shkup njofton opinionin se në territorin e Komunës së Çairit, mbetjet komunale mblidhen dhe transportohen çdo ditë pa ndalesë, sipas dinamikës së përcaktuar me Programin operativ për mbledhjen dhe transportimin e mbetjes komunale nga zona e qytetit të Shkupit. Vetëm gjatë muajit qershor të vitit 2024, nga zona e komunës së Çairit janë ngritur dhe transportuar gjithsej 1500 tonë mbetje komunale.

Njëkohësisht, në këtë komunë të Shkupit çdo ditë realizohet fshirja manuale dhe makinerike, si dhe larja me makineri në bulevardet dhe rrugët me përdorim të autocisternëve, në përputhje me Planin operativ për ruajtjen e pastërtisë publike në zonën e qytetit të Shkupit. 

Siç i kemi informuar deri tash në shumë raste mediumet, NP Higjiena Komunale - Shkup në periudhën e kaluar po ballafaqohet edhe me paraqitjen tendencioze të hedhjes së paligjshme të mbetjes në sipërfaqet publike, e cila rezulton me një rritje enorme të paraqitjes së deponive të egra, e cila është veçanërisht e theksuar  në komunën e Çairit.

Dëshirojmë të theksojmë se largimi i deponive të egra paraqet një aktivitet të jashtëzakonshëm të NP Higjiena Komunale - Shkup, ku Ndërmarrja çdo ditë është e ekspozuar ndaj shpenzimeve financiare shtesë, jashtë nga Plani Operativ dhe Programit për Punë. Në këtë drejtim, gjatë muajit qershor, në komunën e Çairit janë larguar rreth 500 metra kub mbetje nga një numër i madh i deponive të egra, që ndodhen në rrugët Xhon Kenedi, Cvetan Dimov, Vukovarska, Ferid Murat, Resenska bulevardet Krste Misirkov, Brigada Maqedono - Kosovare dhe Nikolla Karev (Rruga e Plastikave) etj.

Pavarësisht shkeljes së përditshme të Ligjit për Pastërti Publike, nuk jemi në dijeni se shërbimet inspektuese të Komunës së Çairit deri më tani kanë dalë në terren për të konstatuar këtë gjendje alarmante dhe t’i sanksionojnë  ndotësit e mjedisit jetësor.

Ftojmë edhe kryetarin e komunës së Çairit që t’i vizitojë këto lokacione ku çdo ditë hidhen mbetje të paligjshme dhe të pakujdesshme në sipërfaqet publike dhe të trafikut dhe t'i informojë banorët e komunës se kjo sjellje rezulton drejtpërdrejt me ndotjen e mjedisit jetësor dhe rrezikimin e shëndetit publik.

NP Higjiena Komunale - Shkup vazhdon t'u ofrojë qytetarëve mundësinë që mobiliet e tyre të vjetra dhe pajisjet e papërdorshme elektronike dhe elektrike t'i hedhin pa pagesë të kompensimit në qendrën për përzgjedhje të mbetjes në Karposh, çdo ditë në javë nga ora 09:00 deri në 19:00. Njëkohësisht, në numrin e telefonit falas 0800 222 33, shfrytëzuesit mund të porosisin edhe shërbimin e marrjes dhe transportit të mbetjes së vëllimshme direkt nga shtëpitë e tyre.

NP Higjiena Komunale - Shkup 

____________________________________________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.

 

QËNDRONI TË LIDHUR