Norvegjia mbyll kufijtë dhe portet për kamionët dhe anijet ruse
- Post By Besir Saiti
- 18:18, 29 prill, 2022
Oslo, 29 prill 2022 (MIA) - Qeveria norvegjeze kumtoi sot se do të ndjekë vendimin e Bashkimit Evropian për mbylljen e porteve detare dhe kufijve për mallrat ruse.
Mbyllja e porteve do të hyjë në fuqi më 7 maj, ndërsa kufiri do të jetë i mbyllur që nga dita e sotme.
“Sanksionet janë mjetet tona më të rëndësishme për të ushtruar presion mbi regjimin rus dhe është thelbësore që ne të qëndrojmë me BE-në dhe vendet e tjera në mënyrë që të vazhdojmë të minojmë aftësinë e Rusisë për të financuar luftën në Ukrainë”, deklaroi ministrja e Punëve të Jashtme Aniken Hutfelt.
Vendimi parashikon që Oslo të ndalojë anijet ruse, duke përfshirë anijet tregtare, jahtet, varkat dhe anijet rekreative, nga portet norvegjeze.
Ndalimi i transportit tokësor të mallrave vlen për kompanitë e transportit të themeluara në Rusi dhe do të zbatohet menjëherë, thuhet në kumtesën e Qeverisë norvegjeze. bs/