• e diel, 14 korrik 2024

Normalizohet komunikacioni në rrugën Dellçevë-Makedonska Kamenicë

Normalizohet komunikacioni në rrugën Dellçevë-Makedonska Kamenicë
Dellçevë, 26 korrik 2022 (MIA)- Normalizohet komunikacioni në rrugën Dellçevë-Makendonska Kamenicë, i cili u ndërpre në periudhën prej orës 13:40 deri në orën 15:20 për shkak të aksidentit zinxhiror të komunikacionit në magjistralen A3. Në aksidentin zinxhiror në këtë aks rrugor i cili ndodhi rreth orës 12:55, siç informuan më herët nga Shërbimi i urgjencës mjekësore, janë lënduar tre persona, të cilët për momentin janë në gjendje stabile. Sipas informacioneve të policisë që kanë kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes, në aksident kanë marrë pjesë shumë automjete, si dhe dy automjete kanë ikur nga vendi ku ka ndodhur aksidenti.
Nga LAMM u apelojnë drejtuesve të automjeteve që në këtë aks rrugor të drejtojnë automjetin me kujdes, duke respektuar sinjalistikën e komunikacionit dhe kushtet e rrugës. qa/

QËNDRONI TË LIDHUR