NORAD paralajmëron dërgimin e aeroplanëve të saj në bazën në Grenlandë
- Komanda e mbrojtjes hapësinore të Amerikës së Veriut (NORAD) njoftoi se po dërgon aeroplanë në bazën e Forcave ajrore amerikane në veriperëndim të Grenlandës.
- Post By Fami Bajrami
- 10:06, 20 janar, 2026
Uashington, 20 janar 2026 (MIA) - Komanda e mbrojtjes hapësinore të Amerikës së Veriut (NORAD) njoftoi se po dërgon aeroplanë në bazën e Forcave ajrore amerikane në veriperëndim të Grenlandës.
Aeroplani së shpejti do të mbërrijë në Bazën hapësinore Pitufik për të kryer "aktivitete të ndryshme të planifikuara prej kohësh të NORAD-it", kumtoi NORAD në mediat sociale.
"Ky aktivitet është i koordinuar me Mbretërinë e Danimarkës dhe gjitha forcat mbështetëse po punojnë me miratimet e nevojshme diplomatike. Qeveria e Grenlandës është informuar gjithashtu për aktivitetet e planifikuara", informoi NORAD, sipas portalit amerikan Hill.
Thuhet se NORAD kryen rregullisht operacione në interes të mbrojtjes së Amerikës së Veriut.
Presidenti i SHBA-së Donald Tramp ka deklaruar vazhdimisht se ka për qëllim të kërkojë aneksimin e Grenlandës drejt SHBA-së pasi e konsideron të rëndësishme atë për sigurinë kombëtare.
Foto: Printskrin "X"