Nobelistja e burgosur iraniane Narges Mohamadi filloi grevë urie
- Aktivistja opozitare iraniane për të drejta të njeriut dhe fituesja e sivjetme e Çmimit Nobel për paqe, narges Mohamadi filloi grevë urie në burgun në Iran në shenjë proteste për shkak të kufizimeve të kujdesit mjekësor për të dhe të burgosurit e tjerë dhe obligimit që gratë të mbajnë hixhab në Republikën islamiste, kumtoi familja e saj.
- Post By Arta Bunjaku
- 13:34, 6 nëntor, 2023
Teheran, 6 nëntor 2023 (MIA) - Aktivistja opozitare iraniane për të drejta të njeriut dhe fituesja e sivjetme e Çmimit Nobel për paqe, narges Mohamadi filloi grevë urie në burgun në Iran në shenjë proteste për shkak të kufizimeve të kujdesit mjekësor për të dhe të burgosurit e tjerë dhe obligimit që gratë të mbajnë hixhab në Republikën islamiste, kumtoi familja e saj.
"Narges Mohamadi sot përmes porosisë nga burgu Evin e njoftoi familjen e saj se para disa orëve e ka filiuar grevën e urisë. jemi të shqetësuar për gjendjen fizike dhe për shëndetin e Narges Mohamadit", ceket në kumtesën e familjes së saj", transmetoi "Tajms of Izrael". ab/
foto: МIА arkivi