• e shtunë, 28 dhjetor 2024

Nju-Jork Tajms: Izraeli i ka hedhur posht paralajmërimet paraprakisht të marra për sulmin e Hamasit

Nju-Jork Tajms: Izraeli i ka hedhur posht paralajmërimet paraprakisht të marra për sulmin e Hamasit

Nju-Jork, 1 dhjetor 2023 (MIA) - Autoritetet izraelite kanë pasur informata zbuluese se grupi militant palestinez Hamas ka përgatitur sulm të përmasave të mëdha, para sulmit më 7 tetor, por i kanë hedhur posht raportet paralajmëruese, njoftoi Nju-Jork Tajms.

Gazeta shkruan se dokumenti, deri te i cili kanë ardhur autoritetet izraelite "e tregon llojin e saktë të sulmit të tmerrshëm që rezultoi me vrasjen e rreth 1.200 personave". Dokumenti, në të cilin ka pasur qasje edhe gazeta, nuk saktëson se kur ka mundur të ndodh sulmi, por jep plan që duket se edhe është ndjekur nga Hamasi: Në fillim sulm me raketa, përpjekje për largimin e mbikëqyrjes dhe valë të personave të armatosur, të cilët kaluan në Izrael përmes rrugës tokësore dhe ajrore.

Tajms njofton se dokumenti, që përfshin informata të ndjeshme të sigurisë për kapacitetin ushtarak izraelit dhe lokacionet, ka qarkulluar mjaftë mes udhëheqësve ushtarakë dhe zbulues të vendit, edhe pse nuk është e qartë nëse është parë nga politikanë dhe funksionarë të lartë.

Por, vlerësimi ushtarak vitin e kaluar konfirmoi se është herët të thuhet se plani u miratua nga Hamasi, dhe kur një analitike me sinjalizimin e shërbimeve zbulues të vendit ka paralajmëruar se grupi ka kryer stërvitje në pajtim me planin, ajo u pushua nga puna. Ajo paralajmëroi se ky është "plan i disenjuar që të fillojë luftë", shkruan gazeta, por një kolonel, i cili e ka parë vlerësimin e saj, ka propozuar: "të presim, të kemi durim".

Paralajmërimi nuk ka sugjeruar se Hamasi me siguri do ta zbatojë planin menjëherë, ndërsa komuniteti zbulues vazhdoi të besojë se lideri i Hamasit, Jahja Sinvar nuk bën luftë me Izraelin, shkruan Tajms, duke e krahasuar dështimin e zbulimit me atë të SHBA-së, gjatë sulmeve më 11 shtator të vitit 2001. bsh/

Foto: arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR