• e shtunë, 23 nëntor 2024

"Nju Jork tajms": CIA ka 12 baza sekrete në Ukrainë përgjatë kufirit me Rusinë

Nju-Jork, 26 shkurt 2024 (MIA) - Qendra amerikane e agjencisë së inteligjencës (CIA) mban 12 baza sekrete në Ukrainë, përgjatë kufirit me Rusinë publikoi Nju-Jork Tajms, duke potencuar se pretendimi del nga më shumë se 200 intervista me zyrtarë aktual dhe ish zyrtarë në Ukrainë, SHBA dhe Evropë.

Sipas gazetës, ukrainasit u treguan amerikanëve përpara luftës duke mbledhur përgjime që ndihmuan të provonin përfshirjen ruse në rrëzimin e avionit të Malajzia erlajns në vitin 2014.

Ukrainasit, gjithashtu iu ndihmuan amerikanëve të ndjekin penalisht agjentët rusë që ndërhynë në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së në vitin 2016.

Rreth vitit 2016, CIA filloi me trajnimin e një force elitare ukrainase, Njësiti 2245 e cila ka kapur dronët rusë dhe pajisjet e komunikimit në mënyrë që teknikët e CIA-s të mund të çmontonin dhe godisnin sistemet e kriptimit të Moskës.

Sipas "Nju-Jork tajms", njëri nga zyrtarët e asaj njësie është dhe shefi i ushtrisë së shërbimeve të inteligjencës - Kirilo Budanov.

CIA, gjithashtu, ndihmoni në trajnimin e një gjenerate të re spiunësh ukrainas që punonin në Rusi, Evropë, Kubë dhe në vendet ku rusët kanë një prani të madhe.

Nju-Jork tajms shton se detajet për partneritet midis agjencisë të inteligjencës ukrainase dhe amerikane ishte ruajtur për një dekadë.

"Tanë këto rrjete të inteligjencës janë më të rëndësishme se kurrë, në kohën kur Rusia është në ofensivë dhe Ukraina mbështet më shumë në sabotazhet dhe sulmet me raketa me rreze të gjata që kërkojnë spiunë pas linjave të armikut. Dhe ata janë në rrezik të madh. Derisa republikanët në Kongres kanë ndërprerë ndihmën ushtarake për Kievin, CIA-s mund që t'i ulë aktivitetet e saj", shkruan Nju-Jork tajms.

Në përpjekje për të bindur udhëheqësit ukrainas, Uilijam Baris, drejtor i CIA-s të enjten ishte në vizitë sekrete në Ukrainë, vizita e tij e 10-të nga fillimi i invazionut rus. 

"Nju-Jork tajms" thekson se partneriteti midis CIA-s dhe Shërbimit Informativ të Ukrainës (DIU) filloi në shkurt të vitit 2014 kur ish presidenti Viktor Janukoviç u largua në Rusi.

Ky bashkëpunim ishte propozuar nga Valentin Nalivaiçenko i cili mbeti shef i Shërbimeve të Sigurisë në Ukrainë (SSU). rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR