• e enjte, 26 dhjetor 2024

Njëzet vjet nga vdekja e presidentit Boris Trajkovski

Njëzet vjet nga vdekja e presidentit Boris Trajkovski

 Shkup, 26 shkurt 2024 (MIA) - Me aktivitete shtetërore, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot do ta shënojë 20 vjetorin e fatkeqësisë ajrore ku e  humbi jetën ish-presidenti, Boris Trajkovski, anëtarë të kabinetit të tij dhe ekuipazhi i aeroplanit. 

 Siç njoftuan nga shërbimi për shtyp i qeverisë, në shënimin e sivjetmë në Varrezat e qytetit në Butel, me fillim në orën 12:00, te varri i ish-presidentit Boris Trajkovski, do të marrin pjesë dhe do të vendosin lule bashkëshortja e tij Vilma Trajkovska me anëtarët e  familjes, presidenti. i shtetit Stevo Pendarovski, delegacion i Kuvendit të kryesuar nga kryetari Jovan Mitreski, delegacion i Qeverisë i përbërë nga  Sllavica Gërkovska, zëvendëskryeministre për Politika të Qeverisjes së Mirë dhe Risto Penovi, ministër i Vetëqeverisjes lokale. Lule do të vendosin edhe një delegacion i Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe një delegacion i Lidhjes së Luftëtarëve të LNÇAM-së i udhëhequr nga Naum Bureski, nënkryetar i  Këshillit Kryesor të LLM-së.

 

Министерот за надворешни работи и претседавач со ОБСЕ, Бујар Османи денеска го посети спомен-обележјето во чест на трагично загинатиот претседател Борис Трајковски во Ротимље, близу Мостар во

Në Rotimlje, afër Mostarit të Bosnjë e Hercegovinës në përkujtimoren ku nodhi fatkeqësia,në orën 10:00 do të vendosin lule përfaqësues nga delegacioni qeveritar i përbërë nga ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinovska Stojçevska dhe Kaja Shukova, ministre e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor si dhe përfaqësuese nga Kabineti i Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, kolonel Biljana Blazheska, adjutante e Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Në Rotimlje do të marrin pjesë edhe përfaqësues të lartë nga Bosnja e Hercegovina. 

 

Пред споменикот „Македонија“, подигнат во чест на трагично загинатиот македонски претседател Борис Трајковски, родната Струмица ја одбележа осумнаесет годишнината од неговата смрт.

 Në Strumicë, me fillim në orën10:00 në monumentin e ish-presidentit Boris Trajkovski,do të marrin pjesë dhe do të vendosin lule  delegacioni i Qeverisë i kryesuar nga Jovanka Trençevska, zëvendësministre plotësuese e Punës dhe Politikëa Sociale së bashk me Kiril Tartalovin, sekretar shtetëror në Ministrinë e Vetëqverisje Lokale. 

Nën patronatin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, në mbrëmje në Operën dhe Baletin Kombëtar do të mbahet koncert përkujtimor me rastin e 20 vjetorit të vdekjes së presidentit Boris Trajkovski dhe bashkëpunëtorëve të tij. 

 

 

 Në fatkeqësinë ajrore, që ndodhi  më 26 shkurt të vitit 2004, humbën jetën presidenti Boris Trajkovski dhe   delegacioni prej tetë anëtarësh i cili udhëtonte në një Konferencë Ndërkombëtare në Mostar. Përveç presidentit Boris Trajkovski humbën edhe zëdhënësja Dimka Ilkova Boshkoviq, këshilltarët Risto Blazhevski dhe Anita Llozanovska, përfaqësuesi i Ministrisë së Punëve të Brendshme Mile Kërstevski, truprojat Ace Bozhinovski dhe Boris Velinovski, si dhe piloti dhe bashkëpiloti i aeroplanit. 

 Foto: Arkiiv i MIA-s/LNÇ

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR