• e enjte, 26 dhjetor 2024

Njëzet kompani prej nesër kanë mundësi të tregtojnë në bursën e energjisë elektrike

Njëzet kompani prej nesër kanë mundësi të tregtojnë në bursën e energjisë elektrike

Shkup, 9 maj 2023 (MIA) - Njëzet e dy kompani deri më tani kanë lidhur marrëveshje për pjesëmarrje në tregun e energjisë elektrike në vend, i cili fillon të funksionojë nga nesër, ndërsa me të cilin do të menaxhojë Operatori Nacional i Tregut të Energjisë Elektrike - MEMO SHPKNJ- Shkup.

Siç thanë për MIA-n nga MEMO, nga 22 kompanitë që kanë nënshkruar kontrata, 20 nga nesër do të kenë mundësi të tregtojnë me energjinë elektrike në bursë. Këto janë kompanitë: SENTRADE, DUFERkO MK, AOT MAQEDONI, ELNOR, EMV SHITJE, GEN-I, TE-TO SHA Shkup, INTERENERGO, RES, MAKSTIL, EFT, SHA MEPSO, ENERXHI AKTIVE, EVN furnizim, EVN termocentrale, OKTA, UNIVERSAL ENERXHI, EDS, ETMT ENERXHI dhe SHA EMV.

Në bursë mund të tregtojnë të gjithë pjesëmarrësit në tregun me shumicë të energjisë elektrike, të cilët janë të regjistruar në regjistrin e pjesëmarrësve në tregun e energjisë elektrike, i cili menaxhohet nga MEMO SHPKNJ-Shkup si operator i tregut.

Operatori ka paralajmëruar një ngjarje për nesër me rastin e fillimit të punës në tregun e organizuar të energjisë elektrike në Maqedoni, treg i një dite më parë, i cili, siç theksojnë, është një arritje jashtëzakonisht e rëndësishme për vendin, i cili themelon një treg modern të energjisë elektrike dhe përmirëson klimën e investimeve për burimet e rinovueshme të energjisë.

Në promovimin e nesërm do të prezantohet se si sigurohet konkurrenca me tregun e ditës për arritjen e çmimeve optimale të energjisë elektrike, përmirësimin e përdorimit të rrjetit të energjisë dhe ofrimin e mundësive shtesë për investime në fushën e burimeve të rinovueshme të energjisë. ls/

Foto: MEMO

Foto: EDS

 

QËNDRONI TË LIDHUR