• e shtunë, 23 nëntor 2024

Njëzet e nëntë deputetëve nga përbërja e kaluar u janë pranuar kërkesat për apanazhë, afati për parashtrim të kërkesës përfundon më 28 qershor

Njëzet e nëntë deputetëve nga përbërja e kaluar u janë pranuar kërkesat për apanazhë, afati për parashtrim të kërkesës përfundon më 28 qershor

Shkup, 4 qershor 2024 (MIA) - Njëzet e nëntë deputetëve nga përbërja e kaluar sot Komisioni kuvendor për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve ua pranoi kërkesën për apanazhë. Janë parashtruar edhe kërkesa të tjera që po shqyrtohen, informoi kryetari i Komisionit, Gjorgjia Sajkoski.

Në pajtim me dispozitat ligjore, apanazha është në vlerën e lartësisë së rrogës së deputetëve dhe e paguan Kuvndi, përkatësisht organizata në të cilën personi e ka kryer funksionin.

Sipas informatave nga Kuvendi, 57 deputetë nga përbërja e kaluar kanë të drejtë apanazhe sepse nuk janë pjesë e përbërjes së re. Afati për parashtrim të kërkesës së apanazhës filloi në ditën e verifikimit të mandateve të anëtarëve të përbërjes së re parlamentare 2024-2028, ndërsa përfundon brenda 30 ditëve, përkatësisht më 28 qershor.

Mes atyre të cilët kanë kërkuar të realizojnë të drejtën e rrogës pas ndërprerjes së funksionit të deputetit janë Mirosllav Jovanoviq, i cili do të marrë apanazhë vetëm dy muaj deri në përfitimin e së drejtës së pensionit, Abdulla Saliu gjashtë muaj, përkatësisht gjithashtu deri në përfitimine  së drejtës së pensionit dhe Remzi Mehmedi - nëntë muaj.

Një vit të drejtën e apanazhës do ta shfrytëzojnë Zhaklina Llazarevska, Sonja Mihajllovska, Nenad Kociq, Maria Georgievska, Sanella Shkrijelj, Darko Kaevski, Maria Kostadinova, Maria Angellova, Emilia Rambabova, Ljupço Ballkovski, Belkisa Zeqiri, Daniella Koleva, Bajram Kadria, Atnan Neziri, Lolita Ristova, Dime Vellkovski, Artina Qazimi, Maria Koçovska, Muhamed Kadriov, Igor Janushev, Maja Moraçanin, Bobi Mojsovski, Katriot Rexhepi, Llaze Tanevski, Martin Kostovski dhe Мirçe Axhiovski.

Dhjetë anëtarë të Komisionit votuan "për" realizim të së drejtës së apanazhës për ish-deputetët, ndërsa kundër votoi vetëm deputeti i Së Majtës, Borisllav Kërmov.

Sajkoski informoi se ka nënshkruar kërkesë për ndërprerje të apanazhës së ish-ministrit të Punëve të Brendshme, i cili u bë deputet, dhe për Vesna Bendevskën, e cila gjithashtu u bë deputete, ndërsa më parë ishte kryetare e Komisionit për antidiskriminim.

Ligji për paga dhe kompensime tjera të deputetëve në Kuvend dhe personave tjerë të zgjedhur dhe emëruar parashikon që deputeti të mund ta marrë pagën edhe pas ndërprerjes së mandatit gjatë një viti dhe atë: tre muaj nëse mandati i deputetit ka zgjatur deri në gjashtë muaj, gjashtë muaj nëse mandati i deputetit ka zgjatur nga gjashtë muaj e një ditë deri në 12 muaj, nëntë muaj nëse mandati i deputetit ka zgjatur nga 12 muaj e një ditë deri në 24 muaj nëse mandati i deputetit ka zgjatur 24 muaj e një ditë më shumë.
Gjithashtu, me ligjin parashikohet që deputeti të mund ta marrë pagën edhe më gjatë se një vit, ndërsa më së shumti edhe gjashtë muaj, nëse gjatë asaj kohe i skadon e drejta për pensionin e pleqërisë.

Gjatë realizimit të kësaj të drejte deputeti nuk ka të drejtë në të ardhura tjera personale dhe kompensime të shpenzimeve.
Ish deputetët duhet të dorëzojnë kërkesë personale, e cila dorëzohet më së voni në afat prej 30 ditësh nga dita e ndërprerjes së funksionit. Organi kompetent i Kuvendit me vendim e konfirmon të drejtën dhe ndërprerjen e tij sipas dispozitave të këtij ligji.
E drejta e apanazhit mund të ndërpritet nëse ish deputeti e fiton të drejtën e pensionit, kur ta kërkojë ai, kur të punësohet dhe të zgjidhet ose emërohet në një funksion tjetër në baZë të së cilës e merr pagën.

Kjo e drejtë mund të ndërpritet nëse personat dënohen ligjërisht për vepra penale ndaj shtetit ose për vepra penale të kryera nga interesi personal.

Apanazhi është në vlerë të pagës së deputetit dhe e paguan Kuvendi i Republikës së Maqedonisë përkatësisht organizata në të cilën personi e ka kryer funksionin. Ish deputetët do të kenë të drejtë kompensimi edhe gjatë pushimit vjetor. sa/ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR