• e enjte, 26 dhjetor 2024

Njëzet e gjashtë raste të reja të kollës së mirë, gjithsej 931 raste në vend

Njëzet e gjashtë raste të reja të kollës së mirë, gjithsej 931 raste në vend

Shkup, 19 korrik 2024 (MIA) - Njëzet e gjashtë raste të reja të pertusisit, e njohur si kolla e mirë, janë raportuar nga periudha 12 deri 18 korrik, që paraqet rënie për 35,4 për qind në krahasim me periudhën paraprake shtatëditore. Pjesa më e madhe e rasteve janë paraqitur në Shkup - 10. Janë raportuar edhe shtatë raste nga Kumanova, nga dy në Kratovë dhe Tetovë dhe nga një rast në Gjevgjeli, Negotinë, Kërçovë, Manastir dhe Kriva Pallankë. Mosha e pacientëve lëviz nga tre muaj deri 70 vjeç, ndërsa numri më i madh i rasteve janë nga grupmoshat deri katër vjeç. Prej rasteve të reja, janë hospitalizuar dy persona, tregon raporti më i ri i Institutit për Shëndet Publik (ISHP), i publikuar pasdite. 

"Deri më 18 korrik, në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë regjistruar gjithsej 931 raste të kollës së mirë, me incidencë nga 50,7/100.000 banorë. Kjo paraqet rritje disafish të numrit të pacientëve në krahasim me periudhën e kaluar pesëvjeçare – nga viti 2019 deri në vitin 2023, kur janë regjistruar gjithsej 10 raste", thuhet në raport.

Shpërndarja sipas gjinisë tregon se 428 persona janë të gjinisë mashkullore, ndërsa 503 të gjinisë femërore. 

Nga numri i përgjithshëm i personave të sëmurë, tek 924 persona janë regjistruar simptoma, ndërsa sëmundja te shtatë persona është në formë asimptomatike. 

Hulumtimet epidemiologjike tregojnë lidhje në 151 raste. 

"Rritja e numrit të fëmijëve të pavaksinuar – rënia e mbulimit me imunizim të detyrueshëm, fushatat kundër vaksinimit, por edhe hezitimi i prindërve për imunizimin, çojnë në rishfaqjen e sëmundjeve të parandalueshme me vaksina në Republikën e Maqedonisë së Veriut", thonë nga ISHP-ja.

Aktive janë tre epidemi, të paraqitura në nivel të territorit të Shkupit, Kumanovës dhe Tetovës. 

Nga numri i përgjithshëm i rasteve, 580 nuk janë vaksinuar, nuk janë vaksinuar tërësisht sipas moshës ose pa dëshmi për vaksinim.

Nga rastet që janë plotësisht të vaksinuar - 264, koha mesatare e kaluar nga doza e fundit e vaksinës deri në sëmundje është 13 vjet.

Nga 18 janari deri më 18 korrik, janë dhënë gjithsej 59.972 doza të vaksinave me komponentë kundër kollës së mirë. qa/bsh/ 

Foto: Arkivi i MIA-s, ISHP

QËNDRONI TË LIDHUR