• e diel, 24 nëntor 2024

Një shtetas i Maqedonisë së Veriut arrestohet në Burgas nën dyshimin për kontrabandë me emigrantë

Një shtetas i Maqedonisë së Veriut arrestohet në Burgas nën dyshimin për kontrabandë me emigrantë

Sofje, 28 gusht 2022 (MIA) – Policia në qytetin bullgar Burgas sot ka arrestuar një 60 vjeçar, shtetas të Maqedonisë së Veriut nën dyshimin se me kamionin që drejtonte ka transportuar emigrantë  ilegal me origjinë nga Afganistani.

Siç njofton korrespondenti i MIA-s nga Sofja, sipas informacioneve fillestare në kamionin ka pasur të paktën 88 bura nga Afganistani. Ata janë ngarkuar në bagazhin e kamionit në zonën Debelt, nga ku është drejtuar në Burgas ku më pas është ndaluar nga patrulla e policisë. Kamioni është ndaluar rreth orës 06:45 sipas kohës lokale (05:45 sipas kohës tonë).

Aksioni policor ka pasuar pasi policia mori informacion se në kamionin në Debelt janë ngarkuar emigrantë me çka nëpunësit policor e kanë ndaluar në Burgas.

Shtetasi maqedonas pas dërgimit në polici ka deklaruar se me të nuk kanë kontaktuar kontrabandues të emigrantëve, por se i ka marrë afganët pasi i kanë premtuar se do ta paguajnë për transportin.

Afganët gjatë natës ilegalisht e kanë kaluar kufirin bullgaro-turk dhe herët në mëngjes kanë hipur në kamionin me targa të Shkupit.

QËNDRONI TË LIDHUR