• e enjte, 26 dhjetor 2024

Njëmbëdhjetë zjarre në ambiente të hapura gjatë 24 orëve të fundit

Njëmbëdhjetë zjarre në ambiente të hapura gjatë 24 orëve të fundit

Shkup, 18 qershor 2024 (MIA) - Njëmbëdhjetë zjarre në ambiente të hapura evidentoi Qendra për menaxhim me kriza (QMK) në 24 orët e fundit. Siç ceket në kumtesë, të gjitha janë shuar.

Në fshatin Haraçinë është djegur deponia, në Lisiçe të Epërme është djegur vegjetacion i ulët, mbeturina, grurë, është intervenuar për zjarrin edhe afër hotelit "Nju star" në Butel, më pas në Gjorçe Petrov, bar i thatë dhe degë janë djegur në Sfillare të Poshtme, janë djegur deponi në Petrovec dhe Rosoman, është djegur kallami afër hotelit "Metropol" në Ohër, zjarrfikësit e Negotinës kanë intervenuar në Pepelishte, ndërsa në Koçan, afër vendit "Trajanovo Trlo", janëd jegur bar i thatë, goma, plastikë dhe mbeturina tët jera.

Në numrin për raste urgjente - 112, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar gjithsej 2.145 thirrje. Si thirrje reale prej tyre janë kategorizuar 64,20 për qind.

"Drejt policisë ishin 58,98 për qind, drejt Ndihmës së shpejtë mjekësore - 26,27 për qind, ndërsa drejt zjarrfikësve - 6,97 për qind e thirrjeve reale drejt 112 në QMK", shkruan në kumtesën e sotme. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR