• e hënë, 22 korrik 2024

Një zjarr ka përfshirë një pyll me pisha afër Makedonski Brodit në fshatin Tazhevë

Një zjarr ka përfshirë një pyll me pisha afër Makedonski Brodit në fshatin Tazhevë

Ohër, 20 korrik 2024 (MIA) - Qendra Rajonale për Menaxhimin e Krizave në Ohër, informon se Njësia Territoriale e Zjarrfikësve të Makedonski Brod është njoftuar për një zjarr në atarin e fshatit Tazhevë, në drejtim të Borova Breznicës, ku digjet pylli me pisha.

Sipas QMK-së, zjarri po përhapet në drejtim të Tazhevës dhe nëse kalon vijën e kreshtës midis Borova Breznicës dhe gropës së lumit Oça, do të jetë e vështirë të shuhet sepse është bimësi e dendur pyjore dhe e vështirë për t'u aksesuar në terren në një shpat të 50 deri në 60 gradë me një thellësi të madhe. Si e tillë, thonë nga QMK, jo vetëm që është i paarritshëm nga toka, por do të jetë i vështirë edhe shuarja me aeroplanë.

Fillimisht në terren kanë dalë katër punonjës nga Ndërmarrja Publike për Menaxhimin dhe Mbrojtjen e Zonës shumë qëllimëshe “Jasen”, ndërsa nga mëngjesi i sotëm ky numër është shtuar me dhjetë punëtorë të tjerë, me një mjet të vendosur në terren të specializuar për shuarjen e zjarreve në pyje.

Është planifikuar të intervenojnë ekipe nga NJTZ "Makedonski Brod" dhe nga njësia komunale e NP "Pyjet Kombëtare", dhe nëse situata bëhet më e ndërlikuar do të kërkohet intervenim nga ajri. sa/

Foto: QMK Ohër

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR