• e enjte, 26 dhjetor 2024

Një vit e tetë muaj burg për pronarin e "Besa Trans", gjobë dhe ndalesë katërvjeçare për kryerje të transportit publik ndërkombëtar për personin juridik

Një vit e tetë muaj burg për pronarin e

Shkup, 7 mars 2024 (MIA) - Një vit e tetë muaj dënim me burg për pronarin e "Besa Trans", Bekim Haxhiu dhe gjobë prej 800.000 denarëve, si dhe ndalesë katërvjeçare për kryerje të transportit ndërkombëtar për personin juridik është verdikti nga gjykimi për rastin që i përket veprës penale të vazhduar "falsifikim dokumentash". 

Gjykatësi Ivica Stefanovski, i cili sot e publikoi aktvendimin në Gjykatën Themelore Penale Shkup, theksoi se të pandehurit Bekim Haxhiu dhe personi juridik "Besa Trans BTB SHPKNJP" janë fajtorë për shkak se i padehuri, si drejtues i personit juridik "Besa Trans BTB SHPKNJP Shkup", në disa raste ka përdorur si të vërtetë dokument publik fals, Certifikatë nga licenca për ushtrimin e transportit publik në qarkullimin rrugor ndërkombëtar, e cila nuk është dhënë fare nga ana e Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve për atë autobus. 

Sipas aktakuzës, i akuzuari Bekim Haxhiu, në cilësinë e menaxherit të personit juridik “Besa Trans BTB SHPKNJP” nga Rashçe, duke shfrytëzuar të njëjtat marrëdhënie të përhershme, të njëjtat raste dhe rrethana të ngjashme, përmes shoferëve të cilët drejtonin autobusin në pronësi të kompanisë, ka kryer disa veprime të lidhura kohore dhe ka përdorur si dokument publik të vërtetë fals Certifikatë nga licenca për transport publik në komunikacionin rrugor ndërkombëtar.

Procesin e zdhëheq gjykatësi Ivica Stefanovski, ndërsa përfaqësues i aktakuzës është i pandehuri Vladimir Milloshovski. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR