• e hënë, 31 mars 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Një taksist në Shkup vdiq nga sulmi në zemër gjatë transportit të një udhëtari

Një taksist në Shkup vdiq nga sulmi në zemër gjatë transportit të një udhëtari

Shkup, 1 qershor 2024 (MIA) - Një taksist në Shkup vdiq dje nga sulmi në zemër derisa transportonte një udhëtar në bulevardin "Slloveneçka".

Siç informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, taksistit i është përkeqësuar gjendja, ka dalë nga rruga dhe ka goditur në një dru.

"Me datë 31.05.2024 në orën 17:50, në SPB Shkup është raportuar se në Bulevardin "Sllovenia" në Shkup, Q.V. (62) nga Shkupi, i cili drejtonte automjetin taksi "Shkoda Rapid" me shenja regjistrimi të Shkupit, në të cilin po transportohej një udhëtar, pasi i është përkeqësuar gjendja, automjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur në një dru", thuhet në kumtesën e MPB-së.

Pas fatkeqësisë shoferi është dërguar në Spitalin e përgjithshëm të qytetit "8 Shtatori", ku nga ana e mjekut është konstatuar vdekja si pasojë e sulmit në zemër.

Është kryer mbikëqyrje nga ekipi inspektues i SPB Shkup. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR