• e enjte, 26 dhjetor 2024

Një tërmet prej 2.4 ballë sipas Rihterit regjistrohet në rajonin e Dellçevës dhe Berovës

Një tërmet prej 2.4 ballë sipas Rihterit regjistrohet në rajonin e Dellçevës dhe Berovës

Shkup, 12 gusht 2024 (MIA) - Një tërmet me magnitudë lokale prej 2.4 ballë sipas shkallës së Rihterit është regjistruar mëngjesin e sotëm në orën 04:48, epiqendra e të cilit i përket zonës Dellçevë-Berovë, 124 kilometra në juglindje të Shkupit, njofton Observatori sizmologjik pranë Fakultetit matematiko- natyror.

"Sipas të dhënave të deritanishme që disponon observatori, tërmeti është ndjerë nga banorët e qytetit të Pehçevës me rrethinë me intensitet prej III gradë sipas shkallës makrosizmike evropiane", informon Observatori. qa/

Foto: arkiva e MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR