• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Një sulm i ri i madh nga forcat ruse ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës

Një sulm i ri i madh nga forcat ruse ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës

Kiev, 22 qershor 2024 (MIA) - Forcat e armatosura ruse gjatë natës kanë kryer një sulm të ri masiv ndaj infrastrukturës energjetike në Ukrainën perëndimore dhe jugore, njoftoi Ministria ukrainase për Energjetikë.

Objektet e Ukrenergo (operatori ukrainas) u dëmtuan në rajonet e Lavovit në perëndim dhe Zaporozhjes në jug, ku dy punëtorë u plagosën dhe u shtruan në spital, shtoi Ministria.

Në kumtesë thuhet se ky është sulmi i tetë masiv në termocentralet e Ukrainës në tre muajt e fundit, duke shkaktuar ndërprerje të shpeshta të energjisë elektrike.

Rusia, duke intensifikuar sulmet e saj, ka shkatërruar gjysmën e kapacitetit energjetik të Ukrainës, tha më herët presidenti ukrainas Volodimir Zelenski dhe bëri thirrje për instalimin e paneleve diellore dhe njësive të ruajtjes së energjisë "në çdo shkollë dhe në çdo spital, sa më shpejt të jetë e mundur". sa/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR