• e enjte, 26 dhjetor 2024

Një shtetas i Polonisë i kërkuar nga Interpoli ka tentuar me një letërnjoftim të falsifikuar të kalojë përmes Bogorodicës

Një shtetas i Polonisë i kërkuar nga Interpoli ka tentuar me një letërnjoftim të falsifikuar të kalojë përmes Bogorodicës

Shkup, 30 tetor 2023(MIA) - Një shtetas i Polonisë i kërkuar nga Interpoli, si pasagjer në një autobus me targa greke, me 26 tetor ka tentuar me letërnjoftim të falsifikuar të kalojë përmes vendkalimit kufitar "Bogorodicë".

"Më 26 tetor i dyshuari si pasagjer në një autobus me targa greke është paraqitur për të hyrë në vend në vendkalimin kufitar "Bogorodicë". Gjatë kontrollit të rregullt nga zyrtarët e autorizuar, ai ka përdorur një dokument publik fals – letërnjoftim polak me emër të huaj. Ai e përdori dokumentin si të vërtetë edhe pse ndryshonte nga origjinali edhe në teknikën e printimit të formularit dhe personalizimin e tij, cilësinë e letrës, shenjat mbrojtëse, si dhe në shkëlqimin dhe intensitetin e ngjyrave të përfaqësuara", theksohet në kumtesën e sotme të Prokurorisë publike.

Gjatë kontrollit shtesë, siç theksohet nga Prokuroria, është konstatuar se i dyshuari është në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Varshavë, Poloni për vepra të kryera – “vjedhje e rëndë dhe mashtrim”.

Prokuroria Themelore Publike e Gjevgjelisë ka iniciuar procedurë kundër një shtetasi polak, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “falsifikim i dokumenteve” nga neni 378 paragrafi 3 në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal.

"Meqenëse ekzistojnë rrethana që tregojnë rrezik për arratisje, prokurori publik në Gjykatën Themelore në Gjevgjeli ka dorëzuar propozim për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit. Gjykata e pranoi propozimin dhe për të dyshuarin caktoi masën e kërkuar të paraburgimit, theksohet në kumtesën e Prokurorisë. ls/ 

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR