• e premte, 22 nëntor 2024

Një shtetas i Maqedonisë së Veriut i kërkuar me fletëarrest ndërkombëtar është arrestuar në aeroportin në Tiranë

Një shtetas i Maqedonisë së Veriut i kërkuar me fletëarrest ndërkombëtar është arrestuar në aeroportin në Tiranë

Tiranë, 30 janar 2024 (MIA) - Shtetasi i Maqedonisë së Veriut V.E. (32) nga Struga është arrestuar në aeroportin ndërkombëtar në Tiranë, në bazë të një fletarresti ndërkombëtar. 

Ishte arrestuar para fluturimit për në Bazel, të Zvicrës nga policia e aeroportit, si rezultat i shkëmbimit të informacioneve mes Interpolit në Tiranë dhe Interpolit në Shkup. 

"Ai konsiderohet si drejtues i grupit kriminal të drogës nga Struga. Gjatë një aksioni policor të datës 24.11.2023 në zonën e komunës së Strugës, nga 22 persona që ishin pjesë e grupit të drogës, 19 janë arrestuar, ndërsa tre persona, mes tyre V.E. ikën. Ai është njoftuar para aksionit të policisë dhe ka arritur të arratiset", raporton abcnews.al.

I është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditëve, me qëllim që të esktradohet në Maqedoninë e Veriut, për çka organet gjyqësore në Shqipëri do ta presin kërkesën e autoriteteve të Maqedonisë së Veriut. fc/

Fotografia: MPB e Shqipërisë

QËNDRONI TË LIDHUR