• e enjte, 26 dhjetor 2024

Një shtetas i Maqedonisë së Veriut është përfshirë në një aksident në Shqipëri

Një shtetas i Maqedonisë së Veriut është përfshirë në një aksident në Shqipëri

Tiranë, 4 janar 2024 (MIA) - Një shtetas i Maqedonisë së Veriut, i cili drejtonte një kamion - maune është përfshirë në një aksident komunikacioni i cili ka ndodhur në afërsi të qytetit shqiptar Librazhd.

Kamioni ishte përplasur me një veturë, me çka janë lënduar dy persona të cilët ishin në veturë.

"Në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, në vendin e quajtur 'Ura e Murashit', një automjet i mallrave i drejtuar nga G.T. shtetas i Maqedonisë së Veriut, është përplasur me veturën e drejtuar nga shtetasi A.T. banues në Pogradec. Nga aksidenti lëndime kanë marrë  A.T. dhe bashkëudhëtarja në automjetin mjetin e drejtuar nga ky qytetar, të cilat janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore", thuhet në njoftimin e policisë.

Po zbatohen veprime të mëtutjeshme te shtetasi G.T. 

Ekipi hetimor në vendin e ngjarjes po punon në zbardhjen e rrethanave të aksidentit, por sipas informacioneve të para shkaku është "parakalim i paligjshëm nga ana e shoferit të automobilit". fc/

Fotografitë: abcnews.al dhe Top çenëll

QËNDRONI TË LIDHUR