• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Një shtetas i Maqedonisë arrestohet në Kosovë duke tentuar për të shitur 96 mijë dollarë të falsifikuar

Një shtetas i Maqedonisë arrestohet në Kosovë duke tentuar për të shitur 96 mijë dollarë të falsifikuar

Prishtinë, 30 mars 2024 (MIA) - Drejtoria për Luftimin e Krimit Ekonomik dhe Korrupsionit në Policinë e Kosovës ka njoftuar se të premten mbrëma, në bashkëpunim me institucionet tjera të sigurisë, ka zbatuar planin operativ për parandalimin e futjes së parave të falsifikuara në Republikën e Kosovës, me ç'rast ka arrestuar një shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut gjatë përpjekjes për të shitur 96.000 dollarë amerikanë të falsifikuar, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Sektori i Hetimeve njoftoi se shtetasi i dyshuar i Maqedonisë I. D. (1970) u kap në flagrancë duke tentuar të qarkullonte 96 mijë dollarët amerikanë të dyshuar si të falsifikuar. Të arrestuarit i është caktuar masa e paraburgimit prej 48 orësh.

Policia tha se i dyshuari ka shitur 100 dollarë të falsifikuar për 40 euro.

"Gjatë realizimit të operacionit policor, janë konfiskuar: 960 copë kartëmonedha nga 100 dollarë, në total 96 mijë dollarë amerikan, një automjet i përdorur në rast nga i dyshuari dhe një telefon celular", njoftoi policia e Kosovës. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR