• e premte, 27 dhjetor 2024

Një shtetas i huaj është gjetur i rrëzuar në banesë, ka ndërruar jetë në spitalin "8 Shtatori"

Një shtetas i huaj është gjetur i rrëzuar në banesë, ka ndërruar jetë në spitalin

Shkup, 13 shkurt 2023 (MIA) - Në SPB Shkup dje në orën 12 ishte raportuar se në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit "8 Shtatori" ka ndërruar jetë 42-vjeçari I.D.K. nga Gjermania, me pasaportë të SHBA-së me vendqëndrim në Shkup, informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

"Sipas raportimit, ai ishte gjetur i rrëzuar në banesën në të cilën jetonte, pas çka ishte dërguar në spital, ku kishte ndërruar jetë",sqarohet në kumtesë.

Ishte kryer mbikëqyrje. Me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerit ishte dhënë për obduksion. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR