• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Një shofer është përplasur me portën e selisë së FBI-së në Atlanta, pastaj është përpjekur të hyjë me dhunë në ndërtesë

Një shofer është përplasur me portën e selisë së FBI-së në Atlanta, pastaj është përpjekur të hyjë me dhunë në ndërtesë

Atlanta, 2 prill 2024 (MIA) - Një shofer, identiteti i të cilit ende nuk është vërtetuar, është përplasur në portën e selisë së Byrosë Federale të Hetimeve në Atlanta, në shtetin amerikan Xhorxhia, njoftoi FBI.

FBI raportoi për Foks njuz se automjeti u përplas në portën e hyrjes së punonjësve rreth mesditës sipas orës lokale dhe se shoferi më pas u përpoq të futej me forcë në ndërtesë.

Policia e Qarkut Dekalb e ka arrestuar shoferin dhe ai aktualisht ndodhet në paraburgim.

Deri më tani nuk ka raportime për të lënduar.

Forcat e sigurisë po punojnë për përcaktimin e identitetit të drejtuesit të mjetit, si dhe motivin e mundshëm. mb/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR