• e premte, 27 shtator 2024

Një shkupjane është gjendur e vdekur në një shkollë, një shkupjan në shtëpinë familjare, trupat për obduksion

Një shkupjane është gjendur e vdekur në një shkollë, një shkupjan në shtëpinë familjare, trupat për obduksion

Shkup, 26 shtator 2024 (MIA) - Në një hapësirë të një shkolle fillore në lagjen Ilinden është gjetur e vdekur 50-vjeçarja S.M. nga Shkupi, e punësuar në shkollë, informuan sot pasdite nga Ministria e Punëve të Brendshme. 

Ngjarja u raportua dje në orën 14:29. Një mjek nga Ndihma urgjente mjekësore ka konstatuar vdekjen pa shenja dhune të dukshme. Me urdhër të prokurorit publik, trupi i pajetë i të ndjerës është dorëzuar për obduksion.

Më herët, në SPB - Shkup është raportuar se rreth orës tetë në shtëpinë familjare në zonën e Draçevës është gjetur i vdekur shkupjani D.S. nga Shkupi në moshën 56 vjeçare.

Edhe në këtë rast një mjek Ndihmës urgjente mjekësore ka konstatuar vdekje pa shenja të dukshme dhune dhe me urdhër të prokurorit publik trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për obduksion. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR