• e premte, 27 dhjetor 2024

Një shkupjan i dyshuar për vrasjen e gjyshes së tij, iu përcaktua paraburgim 30-ditor

Një shkupjan i dyshuar për vrasjen e gjyshes së tij, iu përcaktua paraburgim 30-ditor

Shkup, 20 janar 2024 (MIA) - Prokuroria themelore publike Shkup sot kumtoi se është marrë urdhër për ngritjen e procedurës hetuese kundër një shkupjani 28-vjeçar, për të cilin ekziston dyshim themelor se ka kryer vepër penale - vrasje.

Siç njoftoi PTHP Shkup, më 18 janar në shtëpinë familjare në Lisiçe të Re, gjatë dhunës familjare, i dyshuari me paramendim e ka privuar nga jeta gjyshen e tij. Sipas njohurive të para, ai e ka sulmuar duke e qëlluar në kokë dhe qafë, e pastaj e ka ngulfatur.

Të dyshuarit iu përcaktua paraburgim 30-ditor pasi ekziston mundësia që ai të ik, të ndikojë ndaj dëshmitarëve ose të kryejë vrasje tjetër. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR