• e premte, 08 nëntor 2024

Një shkupjan i dyshuar për vjedhje në bankë

Një shkupjan i dyshuar për vjedhje në bankë

Shkup, 15 qershor 2024 (MIA) - Prokuroria themelore publike Shkup solli Urdhër për zbatimin e procedurës hetimore kundër një 31-vjeçari për të cilin ekziston dyshim i bazuar se ka kryer vepër penale - Vjedhje nga neni 237 paragrafi 4 lidhur me pikën 1 t[ë Kodit penal, të cilën e ka kryer më datën 4 të këtij muaji në bankën në rr. "Bojmia" në Shkup prej ku ka marrë 2.628.901,55 denarë.

Siç kumtoi sot Prokuroria publike, i dyshuari më datën 4 të këtij muaji ka hyrë në filialin e bankës në rr. "Bojmia" në Shkup dhe me kërcënim serioz dhe prëdorim të armës së zjarrit - pistoletë, duke e rrezikuar jetën dhe trupin e dy të punësuarve në bankë, ka marrë 2.628.901,55 denarë me qëllim që t'i përvetësojë në mënyrë të paligjshme. menjëherë ka ikur nga vendi. Pas gjetjes së tij dhe privimit nga liria, janë gjetur edhe paratë dhe ato janë kthyer në bankë.

"Prokurori kompetent publik, në Gjykatën themelore penale Shkup parashtroi propozim për caktim të masës së paraburgimit për të dyshuarin", informoi PP. ab/

foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR