• e enjte, 26 dhjetor 2024

Një rast me kollitjen e madhe në "Kozle" , një fëmijë është hospitaliziar me Kovid-19

Një rast me kollitjen e madhe në

Shkup, 9 janar 2024 (MIA) - Kollitja e madhe, pertusis, është konfirmuar tek një foshnje gjashtëmuajshe nga Shkupi në Spitalin për fëmijë "Kozle", tha për MIA-n Mirijana Popovska, pediatre specialiste në "Kozle".

Në të njëjtën kohë, një fëmijë me Kovid-19 për momentin është hospotalizuar në Klinikën për fëmijë "Kozle". Sipas të dhënave nga Instituti për shëndet publik, nga 1 deri më 7 janar, janë evidentuar gjithsej 72 raste të reja me Kovid-19 në vend.

Popovska informoi se në "Kozle" në ditë kemi deri 200 fëmijë në pjesën e ambulantës-poliklinikës, të cilët kalojnë drejt ambulancave konsultative. Për momentin, ka rreth 60-të fëmijë të hospitalizuar në klinikë.

"Kryesisht bëhet fjalë për infeksionet në rrugët e poshtme të fymëmarrjes. Kategoritë më të prekura janë foshnjet deri një vit", shtoi Popovska.

Drejtori i Institutit të shëndetit publik, Shaban Memeti për MIA-n tha se tre raste të pertusisit - kollitje e madhe, janë evidentuar në vitin 2023, të gjithë nga Shkupi, nga të cilët një në dhjetor.

"Nga 1 janari deri më 7 janar, janë evidentuar gjithsej 72 raste të reja me Kovid-19 në vendin tonë. Jetën ka humbur një person me Kovid-19. Nga të saposëmuarit, më së shumti janë nga Shkupi - 36, pastaj Ohri me 13. Manastiri me shtatë", ka bërë të ditur Memeti për MIA-n.

Kovid-19 dhe variantet e tij ende janë rreth nesh dhe gjithnjë e më shumë qarkulllojnë në mjediset tona, me ç'rast për momentin është zbuluar "bashkëegzistenca e tre llojeve të virusit në të njejtën kohë", tha eurokomisarja për shëndetësi Stela Kirijakides, duke theksuar nevojën për një vaksinim më masiv kundër koronës dhe gripit sezonal.I.

Kirijakides theksoi se të dhënat më të reja shëndetësore tregojnë se në disa shtete anëtare të BE-së, ka rritje të konsiderueshme të numrit të njerëzve të infektuar me koronavirus, duke shtuar se qarkullimi i sëmundjeve të tjera të frymëmarrjes paraqet një sfidë shtesë.

Sipas saj, vaksinimi mbetet mbrojtja kyçe nga koronavirusi, veçanërisht për qytetarët e kategorisë së rrezikuar. rq/bsh/

Foto: Arkiv i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR