• e enjte, 26 dhjetor 2024

Një qytetari të Manastirit në vend se ujë në një objekt hotelierik i është dhënë agjent korroziv

Një qytetari të Manastirit në vend se ujë në një objekt hotelierik i është dhënë agjent korroziv

Manastir, 24 mars 2023 (MIA) - Një qytetari dyzet e dyvjeçar nga Manastiri i është keqësuar gjendja pasi ka pirë ujë në një objekt hotelierik pas çka është dërguar në Spitalin Klinik Manastir, ndërsa që atje e kanë transferuar në Klinikën për Toksikologji në Shkup.

Drejtori i Klinikës për Toksikologji në Shkup, Ridvan Bajrami për MIA-n e konfirmoi se tek ta është pranuar një pacient nga Manastiri, i cili sipas dëshmisë, ka kërkuar ujë në një objekt hotelierik, por në vend se ujë i është dhënë agjent korroziv.

"Pacienti tani është në gjendje më të mirë shëndetësore, por ka dëmtime në ezofga dhe stomak", thotë drejtori Bajrami.

Rastin në polici e ka denoncuar e motra e 42-vjeçarit A.T. Sipas denoncimit, A.T. ka pirë kafe dhe ujë pas çka i është keqësuar gjendja.

Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik, ndërsa ekspertizë ka kryer një ekip i SPB Manastir.

"Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit", informojnë nga SPB Manastir.

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR