• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Një qind ditë Qeveri - Mickoski do ta prezantojë punën e deritanishme

Një qind ditë Qeveri - Mickoski do ta prezantojë punën e deritanishme

Shkup, 1 tetor 2024 (MIA) - Kryeministri Hristian Mickoski sot në konferencë për media do t'i prezantojë rezultatet nga 100 ditët e para të punës së Qeverisë. Nën sloganin "100 për qind të përkushtuar, për ty!", kryeministri do t'i tregojë arritjet, projektet dhe masat të cilat ishin realizuar nga udhëheqësia e re pasi e mori pushtetin ekzekutiv.

Премиерот Христијан Мицкоски денеска изјави дека доколку има средба со грчкиот премиер, Кирјакос Мицотакис на престојниот Самит на НАТО во Вашингтон се надева дека ќе го задржат достоинството

Në mesin e aktiviteteve që shënuan punën e Qeverisë, përveç kalimit të pozitave zyrtare dhe ribalancit të buxhetit, është edhe huamarrja e gjysmë miliardë eurove nga Hungaria, nga e cila do të realizohet thirrja për financimin e projekteve infrastrukturore të komunave, si dhe mbështetja e ekonomisë. Po ashtu, rritja lineare e pensioneve që fillon sot në vlerë prej 2.500 denarë, dhe pensionistët do të kenë rritje për të njëjtën shumë nga marsi i vitit të ardhshëm, siç parashihet me ndryshimet dhe plotësimet e miratuara së fundi në Ligjin për sigurim pensional dhe invalidor. 

Krahas luftës kundër krimit dhe korrupsionit dhe reformave në drejtësi dhe administratë të premtuara nga Qeveria, çmimet e larta të ushqimeve mbeten ndër sfidat, për të cilat së fundi mori vendim për kufizimin e marzhit bruto të fitimit të 73 produkteve ushqimore, ndërsa priten edhe çmime më të ulëta me Ligjin për ndalimin e praktikave të padrejta tregtare, i cili u miratua gjashtë muaj më parë. Gjithashtu, kërkesa për rritje të pagave nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë, nga Sindikata e të punësuarve në arsim dhe shkencë....

Në planin e brendshëm politik sfidë aktuale është Propozim ligji për branitellat, që shkaktoi turbullira në mesin e partnerëve të koalicionit, ndërsa në fushën e integrimeve evropiane vendimi i javës së kaluar për ndarjen e Shqipërisë nga shteti në rrugën evropiane, gjegjësisht shtyrja e fillimit të bisedimeve deri në përmbushjen e detyrimit për ndryshimet kushtetuese. 

Në periudhën e Qeverisë së re, Gjykata Kushtetuese me nismë të ish përbërjes së Komisionit Antikorrupsion solli masë kohore për ndërprerjen e punësimeve në bazë etnike përmes mjetit “Balancuesi”, ndërsa Ministria dikasteriale për administratën publike tashmë dërgoi udhëzime te institucionet si të veprojnë gjatë konkurseve publike. 

Një qind ditët e para të Qeverisë tashmë i shënoi partneri i koalicionit VLEN, ndërsa liderët e partive të koalicionit në ngjarjen në sloganin “Kalojmë në vepra", porositën se vijon luftë institucionale për sanksionimin e të gjithë atyre që gabuan para ligjit nga Qeveria e kaluar. Vlerësuan se për një qind ditët e kaluara kanë bërë dallim të dukshëm me opozitën shqiptare dhe se prioritete për të ardhmen përfshijnë reforma në administratën publike, tranzicion energjetik dhe zhvillim të kapitalit njerëzor. 

Со слоганот „Преминуваме на дела“, денеска Коалицијата „Вреди“ ги одбележа првите сто дена на новата Влада каде свои обраќања имаа лидерите на политичките партии од Коалицијата.

 

Qeveria e re u zgjodh më 23 qershor dhe atë e përbëjnë partitë VMRO-DPMNE, ZNAM dhe koalicioni VLEN. Qeveria ka gjithsej 20 ministri, përderisa kabineti qeveritar numëron 24 anëtarë. Përveç kryeministrit, ka edhe 23 zëvendëskryeministra dhe ministra, prej të cilëve 20 me dikaster. Ka pesë zëvendëskryeministra dhe një zëvendëskryeministër të parë. Në kabinetin qeveritar, 15 anëtarë janë nga koalicioni i kryesuar nga VMRO-DPMNE, gjashtë nga koalicioni VLEN dhe dy nga ZNAM.

Votimit të Qeverisë me përbërje të tillë i kanë paraprirë ndryshimet dhe plotësimet në Ligjin për organizimin dhe punën e organeve të administratës shtetërore, me shumicë dy të tretash. Me to është ndryshuar numri i ministrive dhe është ndryshuar fushëveprimi i kompetencave të disa prej ministrive ekzistuese në Qeveri. Pas angazhimit të kryetarëve të komunave të Aerodromit, Sarajit dhe Gostivarit në pushtetin ekzekutiv, me shumicë prej dy të tretash, të siguruar nga një pjesë e deputetëve të Frontit Evropian opozitar, së fundi janë votuar ndryshimet në Ligjin për Vetëqeverisje Lokale, me të cilin u vazhdua mandati i u.d. kryetarëve të komunave. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR