• e shtunë, 05 tetor 2024

Një pushkë dhe municion janë gjetur gjatë bastisjes në Resnjë, një person është arrestuar

Një pushkë dhe municion janë gjetur gjatë bastisjes në Resnjë, një person është arrestuar

Shkup, 6 shtator 2023 (MIA) - Policia nga Manastiri gjatë një bastisje në një shtëpi dhe hapësira sot ka gjetur një pushkë gjuetie pa leje dhe 33 fishekë të kalibrit 16 milimetra.

Siç informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, personi B.T. që i përdor hapësirat është privuar nga liria dhe pas dokumentimit të rastit do të vijojë procedurë adekuate.

"Sot, (06.09) nga ana e nëpunësve policor të SPB Manastir - DPB Resnjë në Resnjë është kryer bastisje në shtëpinë dhe hapësirat që i shfrytëzon B.T.(53) nga Resnja, i kryer me urdhër të Gjykatës Themelore në Resnjë, lidhur me nenin 396 të KP. Gjegjësisht, gjatë kontrollit në dy lokacionet është gjetur një pushkë gjuetie pa leje, si dhe 33 fishekë të kalibrit 16 mm", thuhet në kumtesën e MPB-së. sa/

Foto/Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR