Një punonjës i NP “Rrugët e Maqedonisë” lëndohet gjatë kryerjes së detyrave në punë
- Në Shtëpinë e shëndetit Kriva Pallankë me lëndime është sjellë D.Z., i moshës 49 vjeçare, njofton policia.
- Post By Fami Bajrami
- 17:05, 17 dhjetor, 2023
Shkup, 17 dhjetor 2023 (MIA) - Në Shtëpinë e shëndetit Kriva Pallankë me lëndime është sjellë D.Z., i moshës 49 vjeçare, njofton policia.
"Sipas njoftimit, ai ka marrë lëndime gjatë kryerjes së detyrave të punës në Ndërmarrjen Publike 'Rrugët e Maqedonisë'”, sqarohet në kumtesë.
Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik, ndërsa mbikëqyrje ka kryer ekip i DPB të Kriva Pallankës.
Foto: arkivi i MIA-s